Të gjithë sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrave gjermane në Shqipëri, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve të përditshme të kampionatit “Bundesliga”. Falë bashkëpunimit të AMC dhe skuadrës më të ndjekur nga sportdashësit shqiptarë, Bayern Munchen, të gjithë dashamirësve të futbollit u jepet mundësia e artë për të parë nga afër këtë skuadër në stadiumin “Allianz Arena”.
AMC, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, i bashkohet mbështetjes që gjiganti botëror i telekomunikacionit i jep klubit të futbollit Bayern Munchen dhe organizon një promocion ekskluziv për abonentët AMC me parapagesë. Çdo ditë do të përzgjidhen 20 persona, të cilët do të fitojnë materiale promocionale të vetë skuadrës Bayern Munchen. Ndërkohë, çdo javë do të përzgjidhen 10 persona, të cilët do të fitojnë uniformat e Bayern Munchen si dhe topa me firmën e lojtarëve të skuadrës.
Çmimi i madh përfshin biletat për të ndjekur nga afër skuadrën më të suksesshme në Europë. Fituesit e këtyre çmimeve do të udhëtojnë drejt “Allianz Arena” dhe do të jenë pjesë e derbit të Gjermanisë, më datë 15 mars (Bayern Munchen – Bayer Leverkusen). Por 10 fituesit nuk do të udhëtojnë vetëm; ata do të kenë mundësinë të marrin një tjetër person për të ndjekur ndeshjen. Secili fitues i çmimit të madh përfiton një udhëtim çift, ku përfshihet fluturimi, akomodimi, biletat e ndeshjes dhe një tour i “Allianz Arena”.
Abonentët AMC mund të bëhen pjesë e promocionit duke kryer rimbushje prej 1000 lekësh ose duke aktivizuar një nga Paketat Mujore AMC dhe duke u regjistruar më pas me SMS. Sa më shumë rimbushje ose aktivizime paketash gjate kohes se promocionit, aq më tepër shtohen mundësitë për të fituar. Promocioni zgjat nga data 3 shkurt deri në 6 mars 2014. Informacione të hollësishme dhe fakte interesante gjenden në faqen e dedikuar http://bayern.amc.al
>
AMC, pjesë e Grupit Deutsche Telekom, do të vazhdojë të jetë më pranë abonentëve të saj me surpriza të tjera, të cilat shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë
/Shqiptarja.com