Qindra mijëra përdorues të rrjeteve sociale janë solidarizuar me fushatën duke shoqëruar postimet e tyre me hashtag-un #AMCDSA. Mbi 100,000 hashtag është rezultati i fushatës së nisur nga AMC dhe Connext disa javë më parë, fushatë e cila kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi nevojat e fëmijëve me sindromën Down dhe sigurimin e një fondi të nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve.
Kjo ishte hera e parë që një nismë e tillë ndërmerret në Shqipëri për një kauzë sociale dhe që arrin këto përmasa sensibilizimi dhe solidarizimi.
Përmes kësaj fushate, AMC do të mbështesë Fondacionin Down Syndrome Albania me 12,000 euro, duke u mundësuar kështu për një periudhë 6-mujore fëmijëve me sindromën Down ofrimin e shërbimeve të specializuara bio-psiko-sociale pranë qendrës së DSA.
/Shqiptarja.com