Amendimet në Kod, lehtësohen
sekuestrot e pronave

Amendimet në Kod, lehtësohen<br />sekuestrot e pronave
TIRANË - Pas miratimit të paketës së ndryshimeve në Kodin Civil, që lehtëson procedurat e ekzekutimit të kolateralit, një vendim i ri i qeverisë që tashmë ka marrë fuqi ligjore thjeshton procedurat e marrjes së urdhrit të ekzekutimit. Ligji i ri parashikon një afat 5-ditor për marrjen e urdhërit të ekzekutimit pas vendimeve të gjykatës, në një kohë që procedurat e mëparshme zgjasnin minimalisht 2 muaj.

Referuar urdhërit që mban firmën e ministrit të Drejtësisë, titulli vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, që lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin. Miratimi i këtij urdhëri i hap rrugë zbatimit të plotë të procedurave të reja të ekzekutimit të kolateralit, që kanë hyrë në fuqi në fillim të muajit. Referuar procedurave të reja që pritet të ndikojnë kryesisht në uljen e kredive me probleme në vend, ekzekutimi i kolateralit do të bëhet në një kohë të shkurtër që arrin deri në 6 muaj.

Me ndryshimet e reja, nëse kredimarrësi i cili nuk ka shlyer detyrimet ka humbur gjyqin me bankën dhe kjo e fundit i është drejtuar përmbarimit, që nga 1 shtatori, ai s’ka shans të zvarrisë procesin e të rimarrë pengun.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë