Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Amer Kapetanoviç

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur të diplomacisë rajonale, Amer Kapetanoviç, në rolin e tij të ri si Sekretar i Përgjithshëm.

Emërimi i tij, i vulosur nga Ministrat e Jashtëm të SEECP më 12 qershor 2024, vjen me një sfond të pasur përvoje dhe një qëllim të qartë: ta çojë rajonin përpara në valën e sfidave të reja dhe mundësive të mëdha.

Por kush është ky Kapetanoviç? Një diplomat me më shumë se 20 vjet eksperiencë. 

“Qytetarët tanë kanë një ëndërr të thjeshtë dhe të arritshme, përmirësim ekonomik, jetë të sigurt dhe të begatë, si bashkëqytetarët e tyre në BE,” deklaroi Kapetanoviç, në fjalimin e tij të parë si lider i RCC-së.

Ai premtoi që RCC-ja do të jetë aty për ta bërë realitet këtë ëndërr.

Kapetanoviç nuk harroi paraardhësit e tij, Majlinda Bregun, Goran Svilanoviçin dhe Hido Bisceviçin duke i falënderuar për punën e tyre të palodhur në transformimin e RCC-së në një aktor kyç të bashkëpunimit rajonal.

“Pa ta, as të ëndërrohej për paradigmën rajonale nuk do të ishte e mundur.” 

Çfarë do të sjellë kapitulli i ri?

Sipas Kapetanoviçit, kapitulli i ri i RCC-së ofron një mundësi unike për të përmirësuar jetën e qytetarëve të rajonit, falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe pjesëmarrësit e SEECP. Planet janë ambicioze: Avancimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, përmirësimi i Strategjisë së Evropës Juglindore 2030 (SEE2030), agjendat e Gjelbra dhe Digjitale, fuqizimi i të rinjve në vendimmarrje, forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Përballë një “epoke polikrizash globale,” Kapetanoviç ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit dhe multilateralizmit, duke mbështetur standardet e BE-së dhe ndërtimin e besimit mes vendeve të rajonit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Finalja kundër Interit, Conceiçao gjen Leaon: Milani kërkon trofeun, na duhet goli

Finalja kundër Interit, Conceiçao gjen Leaon: Milani kërkon trofeun, na duhet goli