Edhe pse SHBA e ka shpallur person ‘non grata”, kjo nuk e ka ndaluar kreun e PD, Sali Berisha që të urojë SHBA me rastin e ditës së pavarësisë së SHBA, sot më 4 korrik.

Berisha ka ndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale.

"Miq, një urim të përzemërt për kombin e madh amerikan në ditëlindjen e tij. Gëzuar", shkruan Berisha në Facebook. 

Duket paksa ironike, pasi Amerika e ka shpallur atë non grata, ndërsa Berisha e uron për ditëlindjen.