‘Amerika ik’, 600 mijë protestues mbushin rrugët e Bagdadit

‘Amerika ik’, 600 mijë protestues mbushin rrugët e Bagdadit

Imami Al-Sadr fitoi bastin e tij dhe ka nxjerrë rreth 600 mijë njerëz nëpër rrugët e Bagdadit për marshimin kundër pranisë së trupave amerikane në Irak.

Një turmë e madhe pushtoi rrugët kryesore që çojnë në sheshin Al-Hurriya, pranë Zonës së Gjelbër, duke shmangur pikat e kontrollit.

Ishte vetë Al-Sadri që urdhëroi të shmangin provokimet.

Turma këndoi në arabisht "Poshtë Amerikës", "Poshtë kolonialistët” si dhe shfaqën parulla të shkruara në anglisht "Amerika ik".

Imami organizator i protestës tha se mënyra për të arritur deri në tërheqjen e 5500 ushtarëve amerikanë që janë akoma në Irak është "politike" dhe shpejt do të kalojë përmes qeverisë dhe parlamentit.

Deri më tani është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të tërheqin trupat nga Iraku, siç ka kërkuar parlamenti irakian, nëse do të ketë vetëm një tërheqje të pjesshme në pozicione të reja apo nëse prania e tyre do të mbetet e pandryshuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK