Amerika vendosi! Çfarë mendojnë shqiptarët për fitoren e Trump? (VIDEO)

Të pyetur nga Report Tv, qytetarët shprehen entuziastë për fitoren e Donald Trump. Ata e quajnë të merituar shpresojnë se me presidentin e ri, Shqipëria do të përfitojë më shumë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.

Disa qytetarë shprehen:

"Fjala që thuhet duhet bërë. Trump nuk e ndan fjalën nga vepra, atë që thotë e bën"

"Trump më pëlqen, më duket më i fuqishëm si intelektual, si njeri që ka përvojë në drejtim. Kjo fitore është e mirë, por edhe ne duhet të bëjmë kujdes, të jemi korrekt me detyrimet tona karshi Amerikës dhe Europës në përgjithësi."

"Zgjedhje shumë të mira, të qeta, pjesëmarrje shumë e madhe. Populli votoi për atë që kishte dëshirë"

"Jam me Trump se ai është i djathtë, nuk është i majtë. Edhe Shqipëria fiton. Derisa ne jemi bazuar te Amerika, patjetër duhet të fitojmë. Ke ushtri ti këtu? Jo. Amerika të mbron. Jo si këtu, për 1 muaj dalin rezultatet, atje dolën brenda 24 orëve".

"Ne shqiptarët e duam shumë Amerikën, por nuk bëjmë siç bëjnë amerikanët. Ne nga mëngjesi deri në darkë zihemi me njëri-tjetrin ndërsa atje ishte ndeshje e shkëlqyer. Për mua ka rëndësi demokracia në atë vend që është simbol i demokracisë botërore. Ata kanë 2 mandate kushdo qaftë sado të mençur të jenë, ndërsa ne duam të përjetësohemi njësoj si në diktaturën e Enver Hoxhës" 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, 14 vjeçari fshehu pistoletën me 130 fishekë, flasin prindërit e nxënësve të shkollës 'Rilindja': Del fëmija nga shkolla nuk vjen në shtëpi se ta vret tjetri 

Vlorë, 14 vjeçari fshehu pistoletën me 130 fishekë, flasin prindërit e nxënësve të shkollës 'Rilindja': Del fëmija nga shkolla nuk vjen në shtëpi se ta vret tjetri