Vijon 'beteja' për votat e fundit, Biden fiton në Michigan! Trump kërkon të ndalohet numërimi në Pensilvani! Garë e fortë për Nevadën

Vijon 'beteja' për votat e fundit, Biden fiton në Michigan! Trump kërkon të ndalohet numërimi në Pensilvani! Garë e fortë për Nevadën

Donald Trump dhe Joe Biden

ShBA orë pas ore i afrohen rezultatit final të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që është shënuar pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1900. Biden edhe nëse nuk do të zgjidhet në postin e presidenti, ai ka thyer rekordin e ish-presidentit Obama për sa i përket numrin të votës popullore.

Biden ka udhëhequr gjatë gjithë ditës, megjithatë jo në masën e parashikuar nga sondazhet e mëparshme. Gjashtë janë shtetet të cilat pritet të përcaktojnë fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.

Mediat vendase bëjnë me dije se Joe Biden praktikisht ka fituar Uiskonsin, Arizonën, Nevadën, Virginia, Maryland, Vermont, New Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado dhe kryeson me një përqindje të Vogël në Michigan.

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, Oklahoman, Missisipi, Alabama, Tennessen, Nebraska, Virxhinian Perëndimore, Wyoming. Trump kryeson në Xhorxha dhe Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat, ku sipas guvernatorit të shtetit në SHBAnumërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot pasi aty janë dërguar të paktën 3 milionë vota me postë.

Kjo mund të nënkuptojë një rezultat “të varur” për ditë, pasi parashikimet i japin Trump një avantazh, por votat postare konsiderohen demokratike. Deri më tani mund të kuptohet se Biden nuk ka treguar performancën e pritur veçanërisht në shtetet kyç të betejës dhe në anën tjetër Trump po fiton me hapa të avashtë terren drejt postit të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:30
Miçigan, zyrtarët penguan rreth 30 vetë të hyjnë në sallën e numërimit të votave

1604561692_Screenshot311100x620.jpg

Miçigani, një shtet vendimtar në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Në Detroit, ku vëzhgues të votimeve u ndaluan të hynën në sallën e numërimit të mërkurën pasdite, situata ishte e nderë.

Presidenti republikan Donald Trump e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mërkurën në mbrëmje organizatat kryesore të medias, parashikuan se demokrati Joe Biden kishte fituar në këtë shtet. Zoti Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje.

Me 99% të votave të numëruara, zoti Biden kishte një epërsi prej 60 mijë votash, sipas Detroit Free Press.

Gjendja ishte e tendosur të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 vetë, shumica republikanë që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Demokratët thanë se edhe ata ishin ndaluar. Një punonjës i votimeve i tha agjencisë Reuters se republikanët "po përpiqeshin të ngadalësonin dhe të pengonin numërimin".

Ora 00:42
Trump i pakënaqur me rezultatet: Dëmi është bërë në integritetin e sistemit tonë dhe në zgjedhjet presidenciale

Presidenti Donald Trump duket se nuk është i kënaqur me zgjedhjet presidenciale të 2020. Teksa ato i afrohen fundit, republikani ka deklaruar se është cënuar integriteti i sistemit si dhe vetë zgjedhjet presidenciale. Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se këto problematika duhet të diskutohen.

"Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë dhe në vetë zgjedhjet presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!" - shkruan Trump.

Ora 00:18
Pas Michigan, 'beteja' mes Trump e Biden fokusohet në 6 shtete përcaktuese! Garë e fortë për Nevadën

Pas fitores në Michigan, 'beteja' presidenciale mes Trump dhe Biden po fokusohet në 6 shtete përcaktuese në të cilat vijon ende procesi i numërimit të votave.

Alaska: Deri më tani janë numëruar 56% ku kryeson Donald Trump me 62.9% të votave ndërsa Joe Biden me 33%

Arizona: Deri më tani janë numëruar 84% ku kryeson Joe Biden me 51% të votave ndërsa Donald Trump me 47.6%

Georgia: Deri më tani janë numëruar 97% ku kryeson Donald Trump me 50% të votave ndërsa Joe Biden me 48.8%

Karolina e Veriut: Deri më tani janë numëruar 94% ku kryeson Donald Trump me 50.1% të votave ndërsa Joe Biden me 48.7 %

Nevada: Deri më tani janë numëruar 75% ku kryeson Joe Biden me 49.3% të votave ndërsa Donald Trump me 48.7%

Pennsylvania: Deri më tani janë numëruar 87% ku kryeson Donald Trump me 51.6% të votave ndërsa Joe Biden me 47.2%

Aktualisht Joe Biden kryeson zgjedhjet me 264 vota presidenciale, 6 larg fitores ndërsa Donald Trump me 214 vota.

Ora 00:10
Joe Biden fiton në Michigan, shkon në 264 vota në total

Joe Biden shpallet fitues në shtetin e Michigan i cili ka 16 vota elektorale. Këtë e ka konfirmuar agjencia e lajmeve Associated Press duke e çuar numrin total të votave presidenciale në 264.

Biden fitoi me një rezultat shumë të ngushtë prej 49.9% me 48.6% të votave. Ndërkohë në total Donald Trump ka deri më tani 214 vota presidenciale.

Kujtojmë që në 2016 ky shtet u fitua nga Trump.

Ora 23:30
Trump: Pretendojmë fitoren në Michigan! Më janë zhdukur shumë vota

Teksa i afrohemi më shumë fundit të numërimit të votave, Presidenti Donald Trump vijon me pretendimet e tij për manipulimin e votave.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se pretendon fitoren në shtetin e Michigan, pasi sipas tij janë zhdukur vota për Trump.

"Ne kemi pretenduar fitoren në Pensilvani, Georgias dhe në shtetin e Karolinës së Veriut pasi në secilën prej tyre kemi një mbështetje të madhe. Për më tepër, me anë të kësaj ne pretendojmë shtetin e Miçiganit pasi siç raportojnë të gjithë, një numër i madh i votave është zhdukur" - shkruan Trump.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, ekipi i Trump ka kërkuar pezullimin e procesit të numërimit të votave, kjo për shkak të parregullsive që ai pretendon. Të njëjtën kërkesë e ka dhe për shtetin e Pensilvanisë.

Ora 23:08
Projektimet e CNN: Joe Biden fiton Michigan

Sipas një projektimi të CNN, në Michigan parashikohet të fitojë Biden.

Shteti, me 16 vota të kolegjit elektoral, është një shtet përcaktues. Në vitin 2016, Trump fitoi me një shumicë prej vetëm 10,704 votash  diferenca më e lartë e fitores në historinë e zgjedhjeve presidenciale të Michigan, dhe më e ngushta nga çdo shtet në garën e atij viti.

Ora 22:59
'Numëroni çdo votë', protesta në Filadelfia, Pensilvani

Procesi i votimit në Filadelfia, Pensilvani është shoqëruar me protesta teksa procesi i numërimit të votave vijon.

Ata kërkojnë transparencë totale teksa nëpër duar mbajnë pankarta me mbishkrime 'Numëroni çdo votë'.

Vetëm një ditë nga zgjedhjet, ne tani po shohim protesta të vogla që shfaqen në qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Detroit, Michigan dhe Washington DC.

Ora 22:28
'Nuk do ketë shtete të kuqe dhe blu', Biden: Do qeveris si amerikan, jo si demokrat

Fjalimi i Biden tani u duk si një fjalim fitore por pa e deklaruar hapur se fitoi. Një fjalim duke treguar edhe njëherë pse ShBA është shembull për demokracinë. Joe Biden deklaroi se nuk do të qeverisë si pjesë e demokratëve por si president i ShBA-së.

"Senatorja Harris dhe unë jemi në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota se kurrë. Kemi pasur fushata të vështira dhe më parë. Ta lëmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të dëgjojmë sërish njëri-tjetrin. Të bashkohemi, të shërohemi si komb dhe të bëhemi një. Asnjë prej nesh nuk është naiv. Për ta patur këtë parim duhet të ndalojmë të përdorim kundërshtarët tanë si armiq. Unë jam demokrat por do të qeveris si president amerikan. Kërkon detyrën e kujdesit të gjithë amerikanëve. Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk votuan për mua më shumë se sa ata që votuan për mua. Kjo nuk do të jetë vetëm fitorja e ime por e të gjithë ShBA-së. Nuk do të ketë të kuqë dhe blu por do të ketë SHBA" - tha Biden.

Ora 22:08
Biden flet si President: 70 mln amerikanë më kanë votuar! Në fund të numërimit besoj do jem fitues

Kandidati për president Joe Biden mbajti një fjalim sikur të ishte fituesi i zgjedhjeve pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar.  Ndërsa Donald Tarmp njoftoi se ka ngritur padi në disa shtet ku pretendon se është deformuar vota, Biden tha se procesi i numërimit do të vijojë teksa shprehu bindjen e plotë në fitore. 

"Jemi këtu sot dhe mendoj se kemi shumë për të thënë sonte dhe nesër. Ka qenë misioni ynë për kaq kohë. Nëse ka pasur ndonjë ndryshim nuk do të kemi më. Pushtetin e ka populli dhe nuk mun t'i merret. Është Presidenti i ShBA që e mban pushtetin për popullin. 70 mln amerikanë votuan për muaPas një nate të vështirë numërimi kemi fituar shumë shtete për të arritur 270. Kur të mbarojë votimi besoj se do të jemi fitues. Shpresojmë që të fitojmë me të njëjtën diferencë që ka fituar Trump në 2016 në Michigan. Ata do e përfundojnë shpejt votimin e tyre. Ne kemi fituar 78 % të votave me postë në Pensilvani. Në Arizona kemi fituar shumicën e votave. Kjo do të rritet" - tha Biden.

Ora 21:55
Kulluri: Exit poll-et që nxorën Biden kryesues kanë rënë! Jam pro Trump por gara është e ngushtë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri deklaroi se exit poll-et që tregonin kryesimin e Biden kanë rënë, dhe sipas tij, kjo tregon se sondazhet janë bërë për të përdorur votuesit. I ftuar në emisionin Repolitix, ai ka shprehur dhe mbështetjen ndaj Presidentit Donald Trump pavarësisht se gara është shumë e ngushtë.

"Me gjithë presionin e jashtëzakonshëm, Trump është një president që nuk mund të rrijë mirë në Shtëpinë e Bardhë. Këtu kemi dy paradigma që ka rënë. Numri i votave tek komuniteti latin dhe me ngjyrë ka rënë. Kjo tregon që ose demokratët kanë rënë, ose gjithçka ka ndryshuar përmes manipulimeve. Të gjithë exit pollet që tregonin kryesimin e Biden, jo ka rënë tashmë. Këtu ka dy realitete, ose janë përdorur sondazhet për të përdorur votuesit ose kemi një problem të mosnjohjes së problematikave të shoqërisë në ShBA. Besoj se në këto dy shtete do të ndahet. Unë kam mbajtur qëndrim pro tij. Unë e kam dëshiruar fitoren e Trump për arsye ideologjike. E konsideroj njeri që ka një doktrinë të qartë. Ka disa elementë të konservatorizmin tradicional. Nëse dy shtetet do të vendosin. Nëse këtu ka më shumë vota se sa votues" - tha Kulluri.

Ora 21:55
Pas Michigan, Trump padit numërimin e votave në Pensilvani! Kërkon ndërprerjen e tyre

Pas Michigan, Presidenti Donald Trump ka paditur dhe procesin e numërimit të votave në Pensilvani teksa ka kërkuar ndërprerjen e tyre.

Ai akuzon zyrtarët demokratë se kanë detyruar ata republikanë që të qëndrojnë 25 metra ose më shumë nga procesi i numërimit, "duke mos lënë asnjë mënyrë për vëzhguesit tanë për të bërë punën e tyre".

“Gjëra të këqija po ndodhin në Pensilvani. Demokratët po synojnë të heqin të drejtën e votës dhe të zbehin votat e Republikanëve. Presidenti Trump dhe ekipi i tij po luftojnë për t'i dhënë fund kësaj" - zëvendës menaxheri i fushatës së Trump, Justin Clark thotë në një deklaratë.

Ora 21:29
Bushati në Repolitix: Protestat në Michigan për vdekjen e George Floyd dhe koronavirusi ka cënuar votën ndaj Trump

Teksa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, Michigan dhe Nevada kanë një peshë të madhe të cilat mund t'i japin fitoren Joe Biden. Ndërkohë, sipas deputetit të PS-së, Ervin Bushatit, në Michigan kanë ndikuar shumë faktorë që ka cënuar dhe votën për Donald Trump.

I ftuar në Repolitix, Bushati thotë se protestat për vrasjen e George Floyd si dhe koronavirusi kanë qenë faktorët kryesor që kanë cënuar votën ndaj Trump në Michigan.

"Mendoj se shumë shpejt do e kemi të qartë së shpejti. Në të gjithë shtetet ka këndvështrime dhe votime të ndryshme. Wisconsins ndryshon. Aty ka pasur shumë trazira që pas vrasjes së George Floyd. Shumë faktorë kanë ndikuar tek votat për Trump në këtë vend. Kemi dhe koronavirusin. Kemi shumë njerëz pro Trump dhe kundër Trump. Kanë dalë në masë të madhe pasi është një figurë polarizuese. Ai është larg politikës klasike. Ai i bën njerëzit që ta duan pa arsye të fortë ose i bën njerëzit që të mos e votojnë" -  tha Bushati.

Ora 20:32
Trump depoziton padinë: Të ndalohet procesi i numërimit të votave në Michigan

Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Ëisconsin, Donald Trump ka sërish pretendime për një nga shtetet ku sipas projeksioneve Biden është shpallur fitues.

Trump ka depozituar një padi ku kërkon mbylljen e procesit të numërimit të votave në Michigan.

"Ne kemi ngritur padi sot  për të pezulluar procesin e numërimit në Michigan. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara, " deklaron trupa që merret me fushatën e Trump.

Aktualisht në këtë shtet po kryeson Biden me 49.5% të votave ndërsa Trump me 48.8%. Deri më tani u numëruan 94 % e votave.

Ora 20:22
Drejt një 'lufte' ligjore për të vërtetuar votën

Një "luftë ligjore" në fund të votimit të Shtëpisë së Bardhë është gjithnjë e më e mundshme.

Të dy komitetet zgjedhore të Trump dhe Biden u kanë dërguar mesazhe mbështetësve të tyre duke bërë thirrje për një mbledhje fondesh për të mbështetur përpjekjen e re në pikëpamjet, proceset gjyqësore para gjykatave ku do të diskutohet vlefshmëria e votës.

Ora 19:54
Situata në Nevada dhe Arizona, Biden kryeson bindshëm

Ndërsa vëmendja mbeti e përqendruar në shtetet përcaktuese të Michigan dhe Wisconsin (shtetet që Biden po përgatitet të vjedhë nga Trump), ka dy shtete të tjera në të cilat po bëhet numërimi dhe ku rezultati është i pasigurt.

 Këto janë Arizona dhe Nevada. Në të parën, e cila vlen 11 vota elektorale, Biden ka 49.3 % të votave, duke kryesuar ndaj presidentit në largim me vetëm 0.6 %.

Sidoqoftë, Associated Press tashmë i ka dhënë fitoren kandidatit Demokrat. Në Nevada, megjithatë, Biden kryeson duelin me një diferencë më të gjerë prej 3.4 pikë përqindje. Në të dy shtetet janë numëruar 86% e votave.

Ora 19:45
Biden për Trump: Nuk vendos për rezultatin e zgjedhjeve, populli po

Ndërkohë për kërkesën e Presidentit Donald Trump mbi numërimin e votave në Wisconsin ka reaguar dhe kandidati demokrat Joe Biden. Përmes një postimi në Twitter Biden shkruan Donald Trump nuk vendos për rezultatin e zgjedhjeve por është populli ai që vendos.

"Për t'u siguruar që çdo votë do numërohet, po vendosim mbrojtje zgjedhor. Donald Trump nuk vendos rezultatin e zgjedhjeve, populli po" - shkruan Biden.

Ora 19:43
Votimet në ShBA, reagon Grenell: Sigurohuni që nuk kanë votuar të vdekurit! Bëni kontrolle në shtëpi

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Richard Grenell a reaguar mbi procesin e votimeve.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se duhet të ketë kontroll mbi votuesit, të ketë kontrolle në shtëpitë e tyre dhe të sigurohen që mos të votojnë persona që të vdekur.

"Njerëzit meritojnë të dinë se të gjitha votat janë bërë në mënyrë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk votuan. Verifikoni që votat janë ligjore" - tha Grenell.

Ora 19:19
Trump kërkon rinumërimin e votave në Wisconsin

Drejtuesit e fushatës së Donald Trump kanë njoftuar se do të kërkojnë një rinumërim të plotë të votave në Wisconsin, duke dyshuar për parregullsi.

Meqenëse të dy kandidatët janë të ndarë me një diferencë prej më pak se 1% të votave.

Drejtuesit e partisë Republikane janë "në një bazë lufte" për të kërkuar gjithashtu një rinumërim në shtetet e tjera ku mosmarrëveshja mund të zgjidhet me një avantazh i vogël pro Biden, për shembull në Michigan.

Ora 18:19
Biden i bindur për fitoren: Kini besim, ja faktet që na sigurojnë

Ndryshe nga Donald Trump, kandidati tjetër Joe Biden nuk i drejtohet me akuza kundërshtarit të tij politik.

Në faqen e tij në Facebook, Biden ka postuar ato të cilat ai i konsideron fakte.

Ai shkruan se:

Kam marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në histori.

Morëm më shumë se 50 % të votës popullore.

Fituam 3 shtete më shumë se sa në 2016.

Shënuam rritje në Wiscosins, Pensilvani dhe Michigan më shumë se sa Trump në 2016.

Fitore.

Ora 17:59
Biden 'i merr' Trump Wisconsin! Shumë pranë kuotës 'fatale'

1604508148_trumpbiden1.png

Mediat vendase bëjnë me dije se Joe Biden praktikisht ka fituar në Wisconsin. Kur kanë mbetur vetëm dy qarqe për t'u numërua, kandidati demokrat ka një avantazh prej 30,000 votash ndaj Donald Trump. Në vitin 2016, Wisconsin u fitua nga Trump. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte,  Biden do të ngrihej në 256 vota presidenciale, shumë afër kuotës fatale prej 270.

Ora 17:51
Guvernatori i shtetit në SHBA: Numërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot

1604508139_trumpbiden2.png

Numërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot", kështu u shpreh guvernatori i shtetit Tom  Wolf, i cili theksoi e ka ende 3 milion vota për t'u numëruar me postë. Pensilvania është konsideruar si një nga shtetet vendimtare që do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit Trump-Biden. Aktualisht presidenti në largim është përpara rivalit të tij me rreth 9 pikë përqindje

Ora 17:50
Yuri Kim takim me Shoqërinë Civile, Çepani: Diskutuam mbi sistemin zgjedhor amerikan

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Edlira Çepani për Report Tv u shpreh se ka ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e kësaj shoqërie e duke monitoruar procesin zgjedhor. Ajo u shpreh se temë e diskutimit ishte sistemi zgjedhor, teknikalitete mbi sistemin.

"Ishte një zgjedhje shumë e bukur e ambasadores që natën e zgjedhjes që në ShBA e presin rezultatin duke diskutuar në vende publike. Ishte një zgjedhje e bukur që zhvilloi një bisedim me përfaqësues të Shoqërisë Civile në një diskutim interesant përsa i përket sistemit zgjedhor amerikan. Diskutuam modelin e bukur të votuesve që ishin të shumtë. Diskutuam dhe disa teknikalitete për sistemin që do të funksionojë. Diskutuam dhe në lidhje me përfaqësimin e grave dhe vajzave në këto zgjedhje. Ne kemi sytë tek zgjedhjet presidenciale, por në ShBA u votua për shumë poste të tjera. Risitë më të bukura që kanë sjellë këto vota, ishte numri historik i vajzave për Kongres dhe Senat. Ishin shumë vajza që vinin nga shtete të ndryshme, me formime të ndryshme. Ka pasur lëvizje shumë të mëdha brenda kongresit" - tha Çepani.

Ora 17:44
'Vota me postë pas datës 3 të mos llogariten'/ Biden i përgjigjet Trump: Të numërohen të gjitha! Menaxherja e fushatës: Të bindur për fitoren

1604508122_trumpbiden6.jpg

Menaxherja e fushatës së Joe Biden, Jennifer O ’Malley njoftoi se kandidati demokrat do të bëjë një deklaratë publike në orët në vijim. O ’Malley është shprehur e bindur se Biden do të gitojë këtë garë presidenciale. Ndërkohë, Biden ka përsëritur që çdo votë duhet të numërohet, duke iu referuar këtu votave me postë, për të cilat Trump kërkon që ato që kanë ardhur pas datës 3 nëntor të mos llogariten.

Ora 17:39
Biden e Trump 'luftë' në Michigan e Wisconsin, diferencë e vogël votash! Kandidati demokrat në avantazh

Në Michigan, Joe Biden mbetet përpara Donald Trump edhe pse me një diferencë të vogël. Aktualisht, kandidati demokrat ka marrë 49.5% të votave, ndërsa rivali republikan është 48.9%. Numërimi arriti 92% të votave të hedhura. E njëjta situatë në wisconsin, ku të dy kandidatët ndahen nga një diferencë shumë e vogël pikësh. Ndërkohë, Biden ka epërsi në Arizona dhe Nevada. Nga ana tjetër, Donald Trump, është gjithmonë në krye në Pensilvani (+ 11%) Karolina e Veriut (+1.4) dhe Georgia (+2.2)

Ora 17:32
Zgjedhjet 2020 në SHBA thyejnë rekord! Pjesëmarrja më e lartë në votime që nga 1900

Zgjedhjet në SHBA 2020 kanë thyer një rekord sa i përket pjesëmarrjes. Mediat e huaja shkruajnë se mbi 160 milion amerikanë kanë hedhur votën e tre, duke regjistruar pjesëmarrjen më të madhe në 120 vite e fundit. Në total, pjesëmarrja ka qenë në masën 66.9%, më e larta që nga 1900.

Ora 15:59
Biden thyen rekordin historik të Obamës për numrin e votuesve, më shumë se 70 milion persona mbështeten Biden

Akoma nuk  kanë përfunduar votimet megjithatë kandidati demokrat  Joe Biden ka arritur të thyejë rekordin e votave të ish-presidentit Barack Obama. 
Sipas faqes së internetit Us Politics Polls, Joe Biden theu rekordin e vendosur nga Barack Obama në 2008 për numrin e votave të përgjithshme të elektoratit. 

Obama kishte qenë presidenti më i votuar në historinë e SHBA. Konkurrenti demokratik në këtë moment ka mbledhur pak më pak se 70 milion vota, rezultat ky i pjesëmarrjes shumë të lartë në këtë raund presidencial. 

Ora 15:39
Zgjedhjet presidenciale/ Biden tani kryeson në Michigan

Biden kryeson merr kryesimin e votave në Michigan, pavarësisht se me një rezultat të ngushtë. Vlen të theksohet  fakti që i nominuari demokrat ka fituar shtete në të cilat Trump ka udhëhequr më përpara. Pavarësisht nga epërsia e lehtë e Biden, gara mbetet shumë e ngushtë për t’u parashikuar dhe në shtet ka pasur një numër të lartë votuesish me postë.

Michigan mund të jetë thelbësor në përcaktimin se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.

Ora 15:28
Zgjedhjet në SHBA, kur parashikohet publikimi i rezultatit në shtetet vendimtare

Edhe pse prej orësh në SHBA vazhdon numërimi i votave, pasja e një rezultati për presidentin e ardhshëm ende duket larg.  Donald Trump parashikohet të ketë fituar shtete të rëndësishme si Florida, Ohio dhe Texas - por ai do të duhet të fitojë edhe disa shtete të tjera për të siguruar katër vite më shumë si president i vendit. Biden ka ende disa rrugë drejt fitores, por asnjëra prej tyre nuk është e garantuar.

Shtetet të cilat do të përcaktojnë fatin e këtyre zgjedhjeve:

Arizona: Tradicionalisht Republikane, por një fushë beteje kryesore këtë vit. Biden kryeson, në një kohë që shumica e votave është numëruar. Arizona përcakton 11 vota elektorale.

Xhorxha: Një shtet tjetër tradicionalisht republikan që këtë vit ka sjellë surpriza të shumta të dy kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që ka ende shumë vota për tu numëruar. Xhorxha përcakton 16 vota elektorale.

Nevada: Biden po përballet me një luftë më të ashpër se sa pritej këtu dhe po kryeson me një epërsi të ngushtë. Numërimet e votave janë ndaluar sot, për të rifilluar me 5 Nëntor. Nevada përcakton 6 vota elektorale.

Wisconsin: Është një nga fushat më të mëdha të betejës në këto zgjedhje, momentalisht kryeson Biden me një epërsi të ngushtë por që mund të ndryshojë orë pas ore. wisconsin deri në 2016 ka qenë një qendër e cila ka votuar për demokratët. Në 2016 mbështeti Trump duke ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.  Ky shtet cakton 10 vota elektorale.

Michigan: Të dy kandidatët po ecin krah për krah në këtë shtet, ku Trump po udhëheq me një epërsi të ngushtë . Megjithatë vlen të theksohet se shumë fletëvotime në zonat e populluara me prirje demokrate të tilla si Detroit, ende nuk janë numëruar. Në Michigan përcaktohen 11 vota elektorale.

Pennsylvania: Me 20 vota të kolegjit elektoral, është një fushë e madhe beteje. Trump ka një epërsi të konsiderueshme, por një numër i madh i fletëvotimeve me postë ende nuk janë numëruar.

Kur priten rezultatet në këto shtete :

4 Nëntor

Arizona

Xhorxha

Wisconsin

Michigan

6 Nëntor

Pensilvani

10 Nëntor

Alaska

Nevada

12 Nëntor

Karolina e Veriut

 

Ora 13:43
Zgjedhjet presidenciale: Nevada në pritje të votave shtesë, pezullon numërimet deri mëngjesin e 5 Nëntorit

Nevada ka bërë të ditur se do ta ndërpresë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale 2020-s, deri në orën 9 të mëngjesit më 5 nëntor.

Pasi aty janë numëruar të gjitha votat e hershme në person, të dërguara nëpermjet postës deri në datën 2 Nëntor dhe votat në person të ditës së djeshme.

Ky shtet, ku gara është shumë e ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, ku ky i fundit udhëheq me një epërsi të vogël.

Nevada është një nga gjashtë shtetet që ende nuk ka shpallur fitues, bashkë me Xhorxhian, Miҫigenin, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Uiskonsinin.

Biden duhet të fitojë të paktën tri nga këto shtete që të fitojë garën presidenciale, ndërkaq Trump duhet të fitojë të paktën katër.

Ora 12:03
Zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën e 3 Nëntorit i dhanë formë skenarit më kaotik që mund të ishte parashikuar

1604507086_zgjechje.jpg

Votuesit amerikanë kanë hedhur poshtë të gjitha parashikimet për një avantazh të thellë të kandidatit demokrat Joe Biden, avantazh i cili vazhdon ende por me një përqindje të ulët, edhe pse Trump orë parë orë po rrit avantazhin e tij në shtetet e lëkundura, vendimtare në këtë fushatë.

Megjithatë në orët e para të mëngjesit duket sikur situata ka ngecur dhe kjo për arsyen se nëse do të ishin llogaritur të gjitha shtetet ku Trump kryeson për momentin, ai do të ishte shpallur fituesi i zgjedhjeve.

Megjithatë një numër shumë i lartë i votave nuk është numëruar ende: miliona janë dërguar me postë, për shkak të pandemisë  dhe në shumë shtete rezultati varet pikërisht nga ato.

Trump, i  frikësuar se votat e dërguara me postë do të çonin në një përmbysje të situatës, akuzoi demokratët për mashtrim dhe kërkoi një ndalim të menjëhershëm të numërimit të votave me postë dhe njoftoi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Si mund të fitojë Biden në këtë pikë?

Në fakt të gjithë kanë akoma një pyetje, a mund të fitojë Biden?  

Përgjigja është po, megjithatë ai duhet të fitojë - përveç Arizonës, Nevada dhe Maine, ku është përpara – edhe në Xhorxhia dhe  njërin nga shtetet Miçiganin ose Pensilvaninë; ose Michigan dhe Wisconsin, ku për momentin ka kaluar në epërsi.

Problemi është se në disa shtete, numërimi i votave do të vazhdojë për orë të tëra, me kushtin që Trump të mos e bllokojë procesin e numërimit duke e dërguar kërkesën në Gjykatën Supreme.

Ora 10:53
Biden ngjitet në Wiscons, Trump më poshtë me rezultate

Donald Trump humb në Wisconsin, ndërsa ngjitet Biden.

Biden ka 49.4% kurse Trump 49.1% të votave.

Ora 10:44
'Mail voting' vendimtare në shpalljen e fituesit në SHBA, më shumë se 80 milionë fletë votimi

1604483607_0518276944f7048f5d58f4efd917ac0b73e6ff07e675x450.jpg

“Mail voting”, mundësia për të votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë është bërë në këto momente vendimtare, ashtu siç në fakt supozohej.

Janë të paktën 84 milionë amerikanë që kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi për të dhënë verdiktin e tyre.

Pak më parë Trump në deklaratën e tij kur tha se nuk i do votat në 4 të mëngjesit e kishte pikërisht për ‘mail voting’ pasi ai ka frikë nga vjedhja e votës.

Gjithçka ka të bëjë me US Postal Service (Usps), agjencia që merret me dorëzimin e votave nëpërmjet postës.  Kësisjoj “Mail voting” ka hyrë në sy të ciklonit edhe për shkak të rrezikut të vonesave me postën, një polemikë e cila është kritikuar edhe nga Dem.

Ora 10:15
Zgjedhjet në SHBA/ Protestuesit përleshen para Shtëpisë së Bardhë (VIDEO-FOTO)

Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Washington, ku u panë skena të tensionuara.

Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre. Disa brohorisnin: "Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!"

Demonstratat herë pas herë u shoqëruan edhe me përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan, raportojnë mediat amerikane.

Protesta të shpërndarja u raportuan edhe në Los Angeles, California; Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City.

Ora 08:05
Trump ia 'merr në kthesë' Biden/ CNN: Merr gjithsej 4 vota elektorale Nebraskë

1604473877_download.jpg

Donald Trump "ia merr në kthesë" Joe Biden në Nebraskë.

Joe Biden ka fituar një votë elektorale në Nebraska dhe Trump gjithsej katër nga pesë vota elektoraleqë ka gjithsej në lojë në Nebraska.

Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në Nebraska, dy nga pesë votat elektorale i shkojnë fituesit të votave në të gjithë vendin. Një votë elektorale shkon për fituesin në secilën nga tre rrethet e kongresit të Nebraskës.

Kush fitoi në 2016: Presidenti Trump mbajti shtetin dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme.

Ora 08:02
Trump bën kthesë, fiton Floridën! Ngushton diferencën me Biden

1604473503_aa.png

Presidenti aktual Donald Trump ka rikuperuar ndjeshmën në rezultat.

Fitore të rëndësishme Trump ka korrur në Florida, shtet kyç i këtyre zgjedhjeve që mbart 29 vota elektorale.

Tashmë Trump nuk është dhe aq larg rivalit Biden, teksa republikanët presin fitoren edhe në tre shtete të tjera të rëndësishme, Teksas, Georgia dhe Pensilvani.

Ndërkohë rivali i tij Joe Biden tashmë është në avantazh vetëm në Maine e Arizona, dhe askund tjetër.

Trump nga ana tjetër ka korrur sukses në 21 shtete teksa ka epërsi në shumicën e të tjerave, ndërkohë që edeh Nevada është në proces numërimi, ku dhe aty Presidenti akutal është në avantazh.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpata: 05/11/2020 07:47

    Trumpi po iken me klithma ashtu si erdhi! Uroj te marri edhe treshen Shqiptare me vehte!! Rrofte Michigani! Megjithe Miçon e Ganos!!

    Përgjigju
  • LORA: 04/11/2020 23:50

    ,,,dhe ne fund(sado t'a sperdredhe e rrotulloje) kokedylli do t'a kuptoje dhe pranoje,si cecua,verdiktin e shenjte te Popullit Amerikan.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/11/2020 22:32

    Lajmi i fundit sipas CNN, Biden fiton ne Michigan

    Përgjigju
  • Trumpi: 04/11/2020 19:55

    Ore ku i merrni te dhenat ju?

    Përgjigju
  • mond: 04/11/2020 19:37

    Tramp me duket se po "e ha ", kurse media mundohet ta mbaje me shpresa, sido qe te veje sjellja e tij edhe gjate zgjedhjeve le per te deshiruar, sikur mos kishin autoresi deklaratat e tij duke i degjuar dukej sikur po fliste ndonje politikan shqiptar.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/11/2020 15:30

    Lajmi i fundit Sipas CNN, nese mbahet ky rezultat deri ne perfundim te numerimit Biden fiton 271 vota..... Michigani beri kthesen ne favor te Biden.

    Përgjigju
    • Tirona: 04/11/2020 22:52

      Per Une: Lajmi i fundit sipas FOX NEWS. Biden ka fitu 264 vota dhe Trump ka fitu 214 vota. Mos valle dhe FOX NEWS eshte fake news.

    • Une: 04/11/2020 20:20

      Cnn fake news. Biased pro biden

  • Akrepi: 04/11/2020 12:08

    Thoni se Trump , ka triumfuar aty e ketu ; Ne nje kohe qe Biden , ne keto momente eshte 25 vota elektorale me para . Edhe per Amerikanet do te bejme pseudopropaganta .

    Përgjigju
  • anna: 04/11/2020 10:37

    Forca Biden edhe 32

    Përgjigju
  • A...Zh: 04/11/2020 08:14

    E sigurte, Trump fiton 282-285 vota elektorale. Pra rifiton Presidencen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë