Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një tjetër aksion sulmesh kundër militantëve të Shtetit Islamik pranë digës Haditha në perëndim të Irakut. Sulmet ajrore amerikane, të parat në këtë zonë, po bëhen për të mbrojtur forcat irakiene dhe pjestarët e tribuve Sunni që të kontrollojnë rezervuarin me ujë të pishëm. Mjaft luftëtarë fisesh të ndryshme janë bashkuar përkrah forcave Irakiene për të luftuar militantët e shtetit Islamik në rajonin Haditha. 

Forcat Amerikane po sulmojnë me rraketa ajrore nga avionët ushtarakë për të ndaluar avancimin e militantëve të ISIS në veri dhe perëndim të Irakut. Ata po përpiqen të ndihmojnë forcat Irakiene dhe Kurde, të cilët së fundmi arritën të rimerrnin pikën mjaft të rëndësishme strategjike të malit Zarta.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)