SHBA - Rënia e mprehtë në normën e fertilitetit në Shtetet e Bashkuara të regjistruara gjatë krizës duket se po shkon drejt fundit. Të dhënat federale tregojnë një paralele mes rimëkëmbjes aktuale ekonomike të vendit dhe ndalimit të normave të ulëta të lindjes.
Në vitin 2012, në fakt, numri i fëmijëve të lindur në SHBA ka mbetur i pandryshuar, por për herë të parë në pesë vjet nuk ka patur ndonjë shenjë të rëndësishme negative. Një fakt që sipas demografëve është ogur i mirë për një kthesë të afërt. Për të përcaktuar këtë - tregon New York Times - janë ekspertët e Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetësisë.
Shkalla e fertilitetit ra me 9% në vitin 2007-2011 dhe analiza nga demografët identifikon si faktor më të madh recesionin ekonomik "Është koha kur amerikanët filluan të ndjehen më pak të sigurt dhe të vendosin se ajo nuk ishte koha e duhur për të lindur fëmijë " thonë specialistët.
"Në normën aktuale ekspertët paralajmërojnë se gratë mund të presim një mesatare prej 1,9 të foshnjave gjatë jetës së tyre, nivelin më të ulët që nga viti 1957, kur norma ishte 3.8 bebe. Shtetet e Bashkuara kanë një fertilitet që tenton të shkojnë lart e poshtë sipas cikleve ekonomike, më e lartë se vendet e tjera të zhvilluara, sepse ata kanë një emigracionin të fortë, me njerëz më të rinj në moshë dhe më me shumë gjasa për t'u riprodhuar.
Sipas demografëve, niveli i fertilitetit të grave rreth 30 vjet pati një rritje në vitin 2012, ndërsa në grupmoshat e tjera kishte ende një shenjë negative. Për dyzetvjeçaret nuk kishte një rënie të shtatzënive gjatë recesionit , sepse grave të kësaj grupmoshe nuk ju ka mbetur shumë kohë për të shtyrë momentin e shtatzënis, thonë ekspertët.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com