'Amerikanët iu kthyen tradicionalizmit dhe vlerave të saj', Tritan Shehu në Report Tv: Trump do mbështesi pavarësinë e Kosovës, mos të ketë iluzione askush

Deputeti Tritan Shehu komentoi në Report Tv për Nertil Agalliun fitoren e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Shehu thotë se amerikanët iu kthyen tradicionalizmit dhe parimeve konservatore.

'Amerikanët i qëndrojnë tradicionalizmit të djathtë. Bota duhet ti kthehet vlerave të saj. Nuk besoj se do e bëjë këtë punë duke i dorëzuar Rusisë, Ukrainën. Do bëhet duke dialoguar duke ruajtur parimet e vendeve të tjera. Trump nuk do dalë nga NATO. Do kërkojë shtimin e kontributeve dhe kjo është normale. Do mbështesi Izraelin, luftën kundër terrorizmit, radikalizmit. Do koncetrohet në rrezikun ekonomik që përfaqëson Kina sot. Do bëjë përpjekje që Irani të mos prodhojë armë bërthamore.'

Sa i përket rajonit tonë, Shehu nuk ka dyshime se Trump do mbështesi Kosovën dhe pavarësinë e saj dhe këtë gjë e dëshmoi edhe kur ishte në mandatin e parë 4-vjeçar.

'Amerika do mbështesi Kosovën. Ka investuar autoritetin e saj për Kosovën. Në 4-vjeçarin e parë nuk bëri asgjë që mund të dëmtonte Kosovën. Lidhi marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Do jetë mbështetës për pavarësinë e Kosovës. Nuk ndodh ndryshe, mos të ketë iluzione askush. Kjo është e vërteta. Do përmirësojë politikat e brendshme. Do jetë mbështetës i vlerave tradicional të shoqërisë.'

Së fundmi thekson se Trump fitoi kundër politikave të së majtës demokrate lidhur me genderin dhe LGBT.

'Gjithsekush kërkon ta përdori për interesat e tij. Është një fitore e konservatorizmit të së djathtës. Nuk fitohet me flamurin e LGBT, flamurin e genderit.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 06/11/2024 13:53

    Ja ku flet nji Idiot kur thot se Trumpi dota mbeshtesi Kosoven JO ai eshte miku i Serbise dhe dote ndodhe nji katastrofe ku Trumpi dota ndaj Kosove ne dy pjese ,ju jeni te gjith te shitur kur ju e konsideroni veten si Demokrat e jua puthni kembet Republikaneve ju jeni te poshter pa fytyre por koka e Shqipetarit dhe e Gomarit nuk kan dallim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës