Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër-Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër,  kapën në vendin e quajtur “5 Heronjt”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan Zef Kakija, 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.

Sipas policisë, 28 vjeçari, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Po gjatë kontrolleve u arrestua në flagrancë dhe 24-vjeçari Lulzim Kakija, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, .

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Kakija , 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë  person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, . Gjithashtu  u procedua në gjendje të lire shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volksëagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas', njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane