Amerikanët në mbështetje të emigrantëve, protesta në të gjithë vendin kundër Trump
Grupe që mbështesin imigrantët kanë njoftuar qindra marshime proteste sot në Shtetet e Bashkuara, kundër politikës "zero tolerancë" të administratës Trump ndaj imigracionit të paligjshëm.
Amerikanët në protestë
Grupe që mbështesin imigrantët kanë njoftuar qindra marshime proteste sot në Shtetet e Bashkuara, kundër politikës "zero tolerancë" të administratës Trump ndaj imigracionit të paligjshëm.
Një koalicion organizatash me kahje të majtë, përfshirë grupime që organizuan marshimet për të drejtat e grave gjatë dy viteve të fundit, po koordinojnë mbi 600 demonstrata në të gjithë vendin dhe parashikojnë pjesëmarrje prej qindra mijëra vetësh.
Organizatorët thonë se kanë gjetur mbështetje të fortë në radhët e nënave që kanë kundërshtuar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.
Protesters fill the atrium of the Hart Senate Office Building protesting the separation of immigrant families, Thursday, June 28, 2018, on Capitol Hill in Washington.
Protesta janë planifikuar në Uashington, Los Anxhelos dhe Nju Jork si dhe në komunitete më të vogla. Marshimet e sotme që janë pagëzuar me titullin "Familjet duhet të jenë të bashkuara" kanë marrë fonde nga një numër organizatash si Bashkimi Amerikan për të Drejta Civile dhe lëvizja MoveOn.org.
Po sot, disa aktorë të skenës po marrin pjesë në një koncert bamirësie për të mbledhur fonde për familjet që janë ndarë në kufi.
FILE - Immigrant children, many of whom have been separated from their parents under a new "zero tolerance" policy by the Trump administration, are shown walking in single file between tents in their compound next to the Mexican border in Tornillo, Texas, U.S.,
Administrata Trump ka pezulluar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufi, por rreth 2000 fëmijë mbeten në qendra strehimi, pasi janë veçuar dhe ende nuk janë bashkuar me familjet e tyre.
Presidenti Trump postoi sot në Twitter komente ku thotë se demokratët duan të mbyllin agjencinë e imigracionit, të cilën ai e lavdëron si faktor në pastrimin e komuniteteve nga elementë kriminalë në radhët e imigrantëve të paligjshëm./VOA
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
STUDIMI/ Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit
14 Tetor, 08:34
-
Nëse në vend të fjalës siçilian, vendosim fjalën shqiptar?
21 Gusht, 16:34
-
DOKUMENTI/ Ja 14 pikat e rregullores për policët italianë që do vijnë në Gjadër dhe Shëngjin
6 Gusht, 12:02
-
Grup pune rajonal për përballimin e flukseve migratore, BE e Britania ofrojnë mbështetje
14 Maj, 12:43
-
Frika e pafalshme ndaj diversitetit që dikë po e vret!
24 Shkurt, 19:13
-
Emigroi 31 vjet më parë, Toni Milaqi çel ekspozitën e parë personale në atdhe, në piktura dhe familja: Dhuna gjendet kudo! Puna ime sa politike dhe sociale
16 Shkurt, 15:24
-
Bavari, Rama: Emigracioni kërkon reagim nga gjithë familja e BE-së! Shqipëria jo zgjidhja, mund të kontribuojë! Söder: Rasti ne Italinë mund të jetë model për Europën
18 Janar, 18:22
-
Raporti i gazetës britanike 'The Guardian': Emigrimi në Evropë do të rritet në vitin 2024
18 Janar, 08:58
-
Ema Andrea, emigracioni përmes lojës teatrale: Të reflektojmë! Në mentalitetin ‘e mbrujtur’ nga urrejtja, çdo dhunues a diktator mund ta çoj njerëzimin kah e keqja!
11 Janar, 16:05
-
Migracioni, sa djathtas po zhvendoset Europa? Analiza e DW: Partitë populiste kanë rritur ndjeshëm ndikimin e tyre politik
24 Dhjetor 2023, 08:21
-
Hungaria kundër marrëveshjes së BE-së për emigracionin dhe azilin
20 Dhjetor 2023, 16:10
-
Reportazh/ Fshati Martinë i Fierit preket nga shpopullimi! Emigrantët ndërtojnë vila, por jetojnë vetëm të moshuar
16 Dhjetor 2023, 16:56
Me zor nuk marrin njeri vet u pelqen te bejn punen e sllevere emigrantve .
PërgjigjuAmerikanet jane mesuar qe punet ti bejne sklleverit qe ne kohet e hershme prandaj i duan emigrantet.
Përgjigju