Dërgimi nga SHBA i të ngarkuarit special Matthew Palmer për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për cështjen Kosovë-Serbi i ka dhënë efektet e para. E ndërsa pak ditë më parë në Helsinki kishte një debat dhe replika mes ministrave të Jashtëm të Kosovës Pacolli dhe Serbisë Daçiç sot atmosfera ka qenë krejt e ndryshme.
Këtë herë në forumin e Bled-it në Slloveni në prani të Pacollit dhe homologëve nga shtetet e tjera të rajonit, Daçiç ndryshoi duke folur për vëllazëri midis popujve të Ballkanit, madje deklaroi se Serbia po mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Serbia po mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne gjithashtu po mbështesim edhe nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi nevojë për më shumë solidaritet në Ballkanin Perëndimor. Nuk ka rëndësi kush jemi, duhet të them që jemi vëllezër” është shprehur Daçiç.
Matthew Palmer ka zhvilluar takime të ndara me të gjithë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në takimin ndërkombëtar.
serbis i konvenon me leshu kosoven shqiptaret
Kini kujdes se Jan mashtrime Trumpi esht pro ndarjes se Kosoves.