AMF: Informaliteti i sigurimit
të makinavë është ulur në 22 %

AMF: Informaliteti i sigurimit<br />të makinavë është ulur në 22 %
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ka bërë një raport vjetor të informalitetit të sigurimeve të automjeteve, sipas të cilit muajt e parë të viti 2015 kanë shënuar ulje te informalitetit ne tregun e sigurimeve. Nga 27 % në vitin 2014 në 22 % këtë vit, ndërsa në vitin 2013 informaliteti kapte shifren e 33 %. Kjo është bërë me dije nga drejtoresha e AMF, Enkelejda Shehi, në komisionin e ekonomisë, teksa raportonte për punën e AMF, në 2014 . 
 
Sipas raportit, tregu i sigurmeve pati nje rritje me të ndjeshme nga pikpamja e vellimit total të primeve të shkruara bruto, të cilat kapën shifrën në 11.62 miliard lekë duke u rritur me 36.15 % krahasuar me 2013-ën. Sigurimet vullnetare zunë 40.48 % dhe ato të detyrueshme 59.52 % të totalit të primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve. Shoqëritë e sigurimeve paguan dëme 4.66 përqind më shumë se në vitin 2013, pjesa më e madhe e dëmeve i përket sigurimeve motorrike.
“Nga të dhënat që ne disponojmë që kanë lidhje me ( DPSHTR-në ose DPQPR-në) rreth 27% të makinave janë të pasiguruara, kurse për sa i përket fillimit të vitit deri në prill të 2015 mund të themi që kemi vënë re një tendencë në rënie sepse nga 114 000 mjete që ka kontrolluar policia onlinë, që e kryen nëpërmjet mjeteve të saj të lidhura me regjistrin tonë onlinë, shikojmë rreth 22% të mjeteve kanë qënë nga ato që ka çekuar policia të papasura. Në fakt masa që u mor vjet që të kalohet një herë marrja e policës së sigurimit para kolaudimit të automjeteve ka shërbyer për ta reduktuar por gjithsesi nuk e ka çuar ne zero këtë shifer “, është shprehur Shehi


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Xibraka' dhe akuzat ndaj Olsi Ramës, Gazment Bardhi merret në pyetje në SPAK

Dosja 'Xibraka' dhe akuzat ndaj Olsi Ramës, Gazment Bardhi merret në pyetje në SPAK