AMF: Numri i dëmeve pezull në sigurime në fund të vitit 2022, në nivelin më të ulët historik

AMF: Numri i dëmeve pezull në sigurime në fund të vitit 2022, në nivelin më të ulët historik

Foto ilustruese

Numri i dëmeve pezull në tregun e sigurimeve të Jo-jetës, në raport me numrin e dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimeve rezulton të jetë në nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2022, në një analizim të të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrejes Financiare.

Në bazë të raportit të AMF-së, rezulton se në fund të vitit 2022 vetëm 13.4% e numrit total të dëmeve të trajtuara, janë ende pezull (në proces vlerësimi/trajtimi, të miratuara por ende të papaguara ose në proces gjyqësor).

Referuar të dhënave, nga viti 2010-2016, raporti është luhatur në shifrat 24%-28%, ndërsa në vitin 2017 ka pësuar ulje, për t’u rritur në vitin 2019 në masën 21.2%, ndikuar kryesisht edhe nga efekti i dëmeve të dy ngjarjeve të tërmetit.

Nga viti 2019 trendi ka vijuar në rënie, duke arritur në 13.4% në fund të vitit 2022. Ndikim në uljen e praktikave të dëmeve pezull kanë patur inspektimet vijuese të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në të gjitha shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, me fokus kryesisht dëmet, trajtimin dhe pagesën e tyre brenda afateve të përcaktuara edhe në ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Në raport thihet se kjo është reflektuar direkt edhe në uljen me rreth 20% të numrit të praktikave të dëme pezull, nga 10,745 në fund të vitit 2021, në 8607 në fund të vitit 2022.

E njëjta tendencë konstatohet edhe sa i përket sigurimit TPL (sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësive ndaj palëve të treta), segmenti më i madh i tregut të sigurimeve. Referuar të dhënave, në fund të vitit 2022, numri i dëmeve pezull kundrejt dëmeve të trajtuara për sigurimin TPL rezulton të jetë 22.4%, shifra më e ulët që nga viti 2010, kur janë analizuar të dhënat.

Numri i dëmeve pezull në raport me dëmet e trajtuara nga shoqëritë e sigurimit vlerësohet si një tregues kyç përsa i përket gadishmërisë, efikasitetit dhe korrektësisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe pa vonesa të siguruarve për pagesën e dëmeve për çdo ngjarje sigurimi.   

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni