Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 45.80% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54.20% të totalit të tregut.
Referuar statistikave të raportit të AMF-së, gjatë periudhës janar-qershor 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 1,318 milionë lekë, ose 2.44% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013./ATSH/