/ATSH/- Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi listën e pjesëmarrësve për testimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime. Pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datën 20 Janar 2015, ora 12.00 do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime, njofton AMF.
Në zbatim të Ligjit "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit" dhe rregullores "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime" Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi në fund të muajit dhjetor të gjithë të interesuarit për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime. Afati i dorëzimit të dokumentacionit të plotë në AMF ishte data 10 janar 2015. Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë 11 persona.
/Shqiptarja.com