Rritje e dëmeve të paguara regjistrohet edhe në segmentin e sigurimit të jetës, ku kompanitë kanë paguar dëme në vlerë 35.06 për qind më të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Dëmet e paguara në sigurimin e jetës llogariten për 9-mujorin e vitit 2014 llogariten 64,655 mijë lekë nga 47, 870 mijë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Numri i dëmeve të paguara është rritur me 2,226 dhe arriti shifrën 18,971 nga të cilat 18,482 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 489 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës
ATSH