Për situatën me protestat e dhunshme të 8 ditëve të fundit në Tiranë, zgjidhja nuk ndodhet në duart e Partisë Socialiste apo Demokratike. Në analizën e Kreshnik Spahiut për “Repolitix” në Report Tv, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Protestuesit janë plotësisht kundër establishmentit politik dhe nuk e kanë lejuar as kreun e PD, Sali Berishën, që t’u bashkohet në bulevard, pavarësisht këmbënguljes së tij për t’i mbështetur.
Sipas juristit, zgjidhja ndodhet në duart e Shteteve të Bashkuara.
“Shqiptarët kurrë nuk kanë zgjidhur dot një krizë vetë, sidomos të këtij niveli. Unë shfrytëzoj mundësinë t’u bëj thirrje ambasadorit të Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së, të ndërhyjnë dhe të bëhen ata garant të marrëveshjeve historike për të ndaluar destabilizimin e Shqipërisë. Kjo për faktin sepse për një arsye themelore, 4 muaj protesta të zhvilluara në bulevard janë trajtuar nga mediat amerikane, britanike, gjermane, franceze, italiane si revolucion anti-Trump. SHBA i kanë një detyrim Shqipërisë të rivendosin paqen. Këto protesta kanë nisur ditën që zbriti Ivanka Trump në Shqipëri dhe për çështjen e Zvërnecit. E dyta, në këtë u përfshinë shumë faktorë ndërkombëtarë e europianë, përfshirë lindorë. Sot është kjo situatë në Shqipëri për këtë arsye. Duhet të shpërblehet Shqipëria, jo qeveria. SHBA dhe Brukseli duhet të dërgojnë një ndërmjetës ndërkombëtar dhe të organizojnë një tryezë”, përfundoi Spahiu.











Komente
Komento