TIRANE - Futbollisti i ekipit të Partizanit Amir Rrahmani i është bashkuar ekipit për edicionin e ri në stërvitjen e parë, pas blerjes nga ana e drejtuesve të kuq. Rrahmani ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Turqi dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet pse klubi ka dëshiruar t’i jap pak më shumë pushim.

Rrahmani është shprehur i lumtur për aventurën e re që do të nisë në ekipin e Partizanit duke synuar edhe kombëtaren e parë, pasi do të jenë më në qendër të trajnerit De Biasi duke qenë se luan në Shqipëri. Ai është lojtari i katërt nga Superliga e Kosovës që do të luaj tek Partizani, pas Besnik Krasniqit, Labiton Ibrahimit dhe Behar Maliqit, që të tre nga radhët e ekipit të Prishtinës.

Ibrahimi e Krasniqi kanë debutuar të shtunën në fanellën e Partizanit në një ndeshje miqësore. Ndërsa Rrahmani pritet që të debutojë në javët në vazhdim në një nga ndeshjet miqësore që ekipit legjendar shqiptar do të zhvillojë në Greqi gjatë fazës përgatitore.

Drejtuesit e kuq kanë vendosur që nisja për në Greqi të realizohet më datë 20 Maj. Por, para nisjes pritet që të ketë edhe goditje të tjera në merkato, pasi ekipi akoma  nuk është plotësuar me afrimet. Pritet një fantazist dhe një sulmues për të mbyllur kapitullin e afrimeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)