Amnesty International, 200 civilë
të vrarë në Siri nga ofensiva ruse

Amnesty International, 200 civilë<br />të vrarë në Siri nga ofensiva ruse
Nga bombardimet ruse mbi Siri kanë humbur jetën mbi 200 civile. Organizata Amnesty International, ka publikuar një raport mbi ofensivën ajrore të Moskës, për periudhën shtator-nëntor 2015. Sipas të dhënave rezulton se qindra viktima në radhët e të vrarëve janë civilë. 

Ato janë shënuar gjatë sulmeve në Homs, Hama, Latakia dhe Alepo. Informacionet e Amnesty International, bazohen në dëshmitë e të paktën 16 dëshmitarëve, të cilët kanë raportuar përmes telefonit dhe lidhjeve me skype. 

Gjithashtu ka një material të konsiderueshëm video të viktimave dhe një opinion të ekspertëve ushtarak. Moska i ka mohuar në mënyrë të përsëritur vdekjet në radhët e civilëve, e të tilla pretendime vazhdon t’i përshkruajë si pjesë të një lufte informacioni. 

Fushata ajrore e saj kundër objektivave të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera në Siri nisi në shtator, me kërkesë sipas tyre të presidentit sirian Bashar al Assad. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)