SHBA -Forcat amerikane që kanë torturuar dhe vrarë civilë në Afganistan nuk janë gjykuar, për shkak të dështimeve në sistemin e drejtësisë ushtarake amerikane. Këtë e thotë një raport i grupit për të drejtat e njeriut në Amnesty International.
 
Sipas raportit, të paktën 1800 civilë afganë janë vrarë nga trupat amerikane nga 2009-2013, por vetëm 6 raste kundër personelit ushtarak të SHBA kanë shkuar në gjyq. Organizata për të drejtat e Njeriut veçoi sistemin e drejtësisë ushtarake amerikane duke kërkuar reforma të shpejta në drejtësi.
 
Në raste të shumta nuk ka prova të besueshme në vrasjen e paligjshme të civilëve dhe SHBA në shumë raste ka dështuar në kryerjen e hetimeve të shpejta, të plota dhe të paanshme.
 
Kjo ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e cila tha se trupat përshkojnë një rrugë të gjatë për të shmangur viktimat civile dhe jo për të shkaktuar ato, pasi morën të gjitha raportet e torturave dhe vrasjeve të paramenduara nga ushtarët amerikanë.

Akuzat e mësipërme vijnë në prag të largimit përfundimtar të forcave amerikane nga Afganistani në vitin 2014.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)