Amnesty International kritikon Eulex dhe gjyqësorin

Amnesty International kritikon Eulex dhe gjyqësorin
Amnesty International kërkon që EULEX-i, në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, të sigurojë një program efektiv dhe të mirëfinancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve – pa të cilën gjë nuk mund të ndodhë ndjekja penale.

Organizata thotë se është e nevojshme që EULEX-i të sigurojë se, “pas largimit eventual nga Kosova”, të mos lërë prapa një sistem të dobët të drejtësisë në vend – ashtu çfarë ka hasur në vitin 2008 – por një sistem të pavarur, të paanshëm dhe efektiv, i cili përfshin praninë ndërkombëtare.

"AI" konsideron se sistemi aktual i drejtësisë në Kosovë, është i paaftë për të adresuar në mënyrë adekuate trashëgiminë e mosndëshkimit të krimeve që mbizotëron në Kosovë.

“Gati 13 vjet pas përfundimit të konfliktit, kultura e mosndëshkimit, e inkurajuar nga anëtarët e Qeverisë së Kosovës – vazhdon. Prania e vazhdueshme e hetuesve ndërkombëtarë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, posaçërisht në rastet që përfshijnë të pandehur të profilit të lartë qeveritar, mbetet vendimtare në thyerjen e kësaj kulture. Megjithatë, numri i personelit të EULEX-it, i dedikuar për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve, është joadekuat për këtë detyrë”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se “Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës vazhdojnë të jenë subjekt i ndërhyrjes nga ekzekutivi, si dhe të marrin kërcënime nga shoqëria në Kosovë, çfarë i ndalon të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre të pavarur dhe të paanshëm”.

Raporti po ashtu konsideron se “ndikimi i vazhdueshëm dhe autoriteti politik i ish-anëtarëve udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nxitur klimën e mosndëshkueshmërisë”.

“Anëtarët e Qeverisë bëjnë rregullisht deklarata, të cilat minojnë ndjekjet penale që bën EULEX-i kundër krimeve të luftës”, thuhet në raport.

Amnesty International thotë se ka qenë e informuar edhe për intervistat me ish-zyrtarë të UNMIK-ut, për një numër të dosjeve të rasteve, që siç thuhet janë “humbur” qëllimisht nga misioni i OKB-së gjatë dorëzimit të rasteve tek EULEX-i. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore