Amnesty International thotë se ka prova të reja se militantët e shtetit islamik të ISIS po kryejnë ‘një valë spastrimi etnik’ kundër pakicave në veri të Irakut. Në një raport të publikuar sot thuhet se ISIS po kryen krime të urryera duke transformuar zonat rurale të Sinjar në fusha të lyera me gjak, në fushatën e saj për të eliminuar të gjitha gjurmët e jo-arabëve dhe muslimanëve jo suni.
Amnesty International thekson se vetëm në dy fshatra më 3 dhe gusht janë kryer qindra vrasje brenda ditës. Një ditë më parë, OKB njoftoi se do të dërgojë në Irak një ekip për të hetuar ‘aktet ç’njerëzore’ të kryera, sipas tyre në një shkallë të paimagjinueshme.
ISIS kanë marrë nën kontroll deri më tani territore të shumta në Irak dhe Siri për të formuar të ashtuquajturin Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit.
Një ditë më parë, forcat kurde dhe irakene arritën të marrin në kontroll Amerlinë, një zonë të kontrolluar prej muajsh nga ISIS, gjithashtu zonë kyçe që mundëson rihapjen e rrugës kryesore që të çon në Bagdad, që ishte e bllokuar nga forcat e shtetit islamik.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com