Amnesty: Kush do përgjigjet
për krimet e luftës në Kosovë?
Organizata Amnesty International ka reaguar lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës.
SHBA - Organizata Amnesty International ka reaguar lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës.
Amnesty International ka përsëritur thirrjen e saj për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës 1998-1999 në Kosovë dhe për të afërmit e tyre.
Në deklaratën e saj, AI thekson se vendimi i sotëm ngre pyetjen se “nëse të tre ish-pjesëtarët e lartë të UÇK-së nuk janë fajtor, atëherë kush i ka kryer këto krime?”
Xhon Dalhuisen, drejtor i organizatës Amnesty International për Evropën dhe Azinë Qendrore, i pyetur “nëse ndonjëherë do të dalë para drejtësisë dikush për krimet e luftës në Kosovë?”, është përgjigjur duke thënë se “këto janë pyetje familjet e viktimave i bëjnë dhe do të vazhdojnë t’i bëjnë, derisa të shohin drejtësi”.
Më tej në deklaratën e AI-së theksohet se për 800 pjesëtarë të komuniteteve me pakicë në Kosovë, ka dyshime se janë rrëmbyer dhe vrarë nga UÇK-ja. Vetëm një numër i vogël i trupave të tyre është gjetur, zhvarrosur dhe kthyer te familjet e tyre për varrim.
Sipas AI duke u mbështetur në padi, në mesin e viktimave të krimeve të dyshuara përfshiheshin serbët e Kosovës, romët, egjiptianët e Kosovës, shqiptarët katolikë dhe po ashtu shqiptarët e Kosovës, thotë AI dhe shton se trupat e vetëm disa individëve janë gjetur dhe identifikuar.
Megjithatë Gjykata ishte në gjendje të arrijë në përfundimin se disa nga këta individë ishin torturuar dhe keqtrajtuar, ka konstatuar se vetëm një individ ishte vrarë në kompleksin e UÇK-së, thuhet ndër të tjerash, në deklaratën e gjatë të organizatës Amnesty International.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 2890
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24