Amnisti për të dënuarit për
armëmbajtje në 2013-2016

Amnisti për të dënuarit për<br />armëmbajtje në 2013-2016
Komisioni i Sigurisë i ka kërkuar dje Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që të përgatisë një listë me të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe t’ia paraqesë për falje Presidentit të Republikës. Kërkesa e ngritur fillimisht si shqetësim nga deputeti socialist Paulin Stërkaj, u formalizuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Bëhet fjalë për të dënuarit prej vitit 2013 deri në 2016, kur Kodi Penal u ashpërsua për armëmbajtjen, ashpërsim ky që më pas u gjet si i parregullt dhe u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Në këto kushte, Kodi po zbutet sërish, por periudha transitore ka dënuar dhjetëra persona me një marzh më të lartë. Ministri Manjani tha se zbutja që po i bëhet Kodit Penal tani, nuk ndikon tek të dënuarit më parë, ndaj Braho propozoi amnisti dhe Manjani tha: “Dakord”. Nëse do të ketë apo jo një iniciativë të tillë amnistuese, kjo ngelet për tu parë, dhe afatet në të cilat do të shtrihet kjo kërkesë pritet të formalizohen në vijim, pasi Kodi Penal të jetë rikthyer në gjendje fillestare përsëri në Kuvend, duke u miratuar ndryshimet që janë në proces. “Deri tani Kodi Penal ka funksionuar ashtu siç ka qenë. Ka persona që gjatë kësaj periudhë janë dënuar me masa ekstreme. A përfitojnë amnisti tani që ligji ndryshohet? Kjo duhet parë dhe nga ana humane,”-tha Paulin Stërkaj.  

Parimi kushtetues dhe ligjor i dënimit penal është gjithkush dënohet sipas ligjit të kohës.Ligji dënon atë kohë e atë ngjarje në kohën në të cilën ka vepruar. Nëse personi është dënuar ky person do të vuajë atë dënim. Nëse personi është nën gjykim, aktivizohet parimi i dytë, ai i zbatimit të ligjit më favorizues për të. Ligji i ri favorizues shkon në favor të pandehurit. Personat e dënuar tashmë nuk futen në logjikën e këtij përfitimi”,-tha ministri Ylli Manjani.

Nga ana ligjore kjo është e drejtë, por nga ana humane, nëse dikush është dënuar me 7 vjet, dhe tani duhet të dënohet me 1 vit, ne duhet ta rishikojmë, qoftë dhe nga ana humanitare. Si ministri, si president duhet ndërhyrë meqë dhe Gjykata Kushtetuese e ka quajtur ligjin që ka vepruar këto kohë është gjetur i pambështetur në Kushtetutë. Mund të bëhet një listë humanitare”,-tha Paulin Stërkaj.

Sot për sot rrugët ligjore që e zgjidhin janë një amnisti nga parlamenti, apo falja nga presidenti. Tjetër rrugë unë nuk e di. Vendimet gjykatave nuk mund t’i zhbëjmë”,-tha Ylli Manjani. Në përfundim, Kryetari i komisionit, Spartak Braho bëri propozimin që u pranua nga ministri. “Do t’ju lutesha që në emër të komisionit, sepse ju, jo presidenti, ju jeni përgjegjës që t’i kërkoni Presidentit të Republikës listë faljeje dënimi për këta persona. Është kompetente Ministria e Drejtësisë që të kërkojë listën e personave që duhet të falen. Kjo është rruga më e thjeshtë e më racionale”,-tha Braho.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'