Amnistia e makinave, shumë
pak debitorët që përfituan

Amnistia e makinave, shumë<br />pak debitorët që përfituan
TIRANE - Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka mbledhur rreth 589 milionë lekë të ardhura nga mbi 42 mijë debitorë të taksës vjetore të automjeteve nga periudha 20 maj-30 qershor 2013. Kjo shifër është e barabartë me më se 4 milionë euro. Hyrja në fuqi e ligjit të ri për taksat, që përgjysmoi taksën vjetore për automjetet, iu dha mundësi të gjithë qytetarëve që nuk kishin paguar detyrimet, jo vetëm të vitit 2013 por edhe të viteve të mëparshme, që t’i paguanin ato brenda 30 qershorit, me taksën e përgjysmuar dhe pa penalitete.

Nga kjo amnisti përfituan 2.532 qytetarë që nuk kishin paguar taksat që në vitin 2011. Ndërsa, debitorët që nuk kishin shlyer detyrimet për vitin 2012 dhe që përfituan nga ligji i ri ishin 9.467 vetë. Megjithatë, numri i qytetarëve që neglizhuan pagesën e taksës në afatin e caktuar kohor për këtë vit ka qenë shumë i lartë.

Drejtuesit e automjeteve që paguan taksën me ligjin e ri në peridhën maj-qershor për vitin 2013 kanë qenë 28.197 vetë. Debitorë që nuk përfituan nga amnistia do t’i paguajnë detyrimet me taksën që i korrespondon çdo viti, me penalitetet e gjobë sipas ligjit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare

Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare