1. Kush ka shuma monetare dhe do t’i legalizojë, mund ta bëjë pranë sportelit të bankës më të afërt duke paguar tarifën prej 3% të shumës (Kjo tarifë është shumë më e vogël se interesi në lekë që japin bankat. Këto interesa variojnë nga 6.5 – 7.5%)
2. Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme të cilët për shkak të ndryshimit të shpejtë të çmimit të tregut, në rast se do të shisnin pasurinë, do të paguanin një taksë prej 10% mbi shitjen e pasurisë, mund të bejnë rivlerësimin e saj me vlerë tregu pranë ZVRPP (hipotekës), duke paguar një shumë prej vetëm 1% të diferencës së vlerës të kësaj pasurie
(Nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse sot kushton 100,000 USD, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100,000 USD, cila do të bënte që taksa në masën 10% te ishte 7,000 USD. Duke bërë vlerësimin paguhet vetëm 700 USD)
3. Të gjitha taksat e papaguara nga qytetarët deri në fund të
vitit 2010 falen.
4. Të gjitha taksat e papaguara për automjetet si dhe gjobat e vendosura ndaj tyre deri në 2010 falen. (Kryeni të gjitha veprimet pranë Drejtorive Rajonale të Sherbimit të Transportit Rrugor)
5. Detyrimet doganore të makinave të importuara deri në fund të vitit 2010, falen 50% e principalit të detyrimit si dhe gjobat e interesat nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit (Drejtohuni pranë pikës doganore nga ka hyrë mjeti juaj në vendin tonë)
6. Energjia elektrike e papaguar nga shtresat në nevojë deri në fund të 2006, falet
7. Detyrimi për ujin e pijshëm të papaguar nga konsumatorët familjarë tek ujësjellësat të cilët nuk janë transferuar tek pushteti vendor, deri në fund të vitit 2010, falet.
AMNISTIA FISKALE PER BIZNESIN
1. Të gjitha kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri e pajisje me vlerë poshtë
vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i pasqyruar në bilancin e vitit (Tarifa për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme është 3% e diferences që rrjedh nga rivleresimi dhe 5% për makineri e pajisje)
2. Biznesit i falet borxhi tatimor e doganor deri më 31 dhjetor 2008.
3. Për borxhet e vitit 2009, nëse paguani 30% të principalit të detyrimit tatimor, falet pjesa tjetër e borxhit, gjobat dhe kamatë-vonesat.
4. Për borxhet e vitit 2010, nëse paguani 50% të principalit të detyrimit tatimor, falet pjesa tjetër e borxhit, gjobat dhe kamatëvonesat.
5. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të detyrimit doganor për vitin 2009, u falet pjesa tjetër e detyrimit si dhe kamatë vonesat dhe gjobat.
6. Ata që paguajnë 100% të këtij borxhi për vitin 2010, u falen pjesa detyrimit, gjobat dhe kamatë vonesat.
7. Bizneseve u falen kamatë-vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara deri në fund të vitit 2010.
8. Bizneseve u krijohet mundësia që të vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e doganore të padeklaruara për periudhën deri më 31 dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës që rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër së bashku me gjobat e kamatë-vonesat që do të aplikoheshin.
AMNISTIA PER BIZNESIN E VOGEL
1. Biznesi i vogël që deklaron shuma monetare në bazë të ketij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjitha detyrimet tatimore konform ligjit, deri më 31 dhjetor 2010. (Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3%)
2. Të gjitha taksat dhe tatimet e biznesit të vogël, të papaguara deri në fund të vitit 2010, falen.
3. Të gjithë të vetëpunësuarve u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatë-vonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Falen edhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë sigurimet për vitin 2011. Kësaj kategorie, nëse dëshiron të paguajnë detyrimet për kontributet, i falen gjobat dhe kamatë-vonesat për të gjithë periudhën e kaluar.
4. Personave fizikë, biznes i vogël, u falen gjobat dhe Kamatëvonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 dhjetor 2010.
5. Biznesit të vogël, i cili është pajisur me kasë fiskale deri më 28 shkurt 2011, i falen gjobat për mosvendosjen e këtyre pajisjeve.
7 HAPAT PËR TË RIVLERËSUAR PASURINË TUAJ TË PALUAJTSHME!
1. Me dokument identifikimi, drejtohuni pranë sportelit të zyrës së Hipotekës
2. Plotësoni në dy kopje formularin e aplikimit, nënshkruajeni dhe dorëzojani punonjësit të zyrës së Hipotekës
3. Punonjësi i Hipotekës verifikon saktësinë e informacionit në
formular dhe llogarit masën e tatimit të rivlerësimit
4. Punonjësi i ZVRPP (Hipotekës) nënshkruan formularin e aplikimit dhe një kopje të tij jua jep juve
5. Shkoni te banka më e afërt dhe bëni pagesën në shumën 1% të
rivlerësimit të pasurisë suaj
6. Me mandat-pagesën e tatimit, riparaqituni te punonjësi i ZVRPP
si dhe depozitoni kërkesën tuaj për shërbimin e lëshimit të kopjes së kartelës së pasurisë apo vërtetimit të pronësise së
paluajtshme
7. Brenda 10 ditëve, zyra e Hipotekës ju dërgon me postë kopje të
kartelës së pasurisë tuaj
Shënim: Në rast se do të bëni kalimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme pas rivlerësimit, tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të Rvlerësuar të pasurisë. Në rast se kjo diferencë eshtë negative, nuk paguani tatim.
7 HAPAT PËR TË LIGJËRUAR PARATË TUAJA
Shembull: Në datën 15 shtator 2011, një individ ka hapur një llogari në bankë në shumën prej 1,000,000 lekë, për legalizim, në bazë të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011. Për efekt legalizmi, banka ka mbajtur si tatim në burim 3% të shumës, pra 30,000 lekë. Në rast se në datën 20 qershor 2012, ky invidid paraqitet pranë bankës për të bërë transferim në një llogari bankare në Itali të shumës prej 500,000 lekësh, në këtë rast, për të proceduar me transferimin, banka i mban 13% të shumës që kërkohet të transferohet, pra 65,000 lekë.
1. Me paratë dhe kartën tuaj të identitetit, paraqituni te punonjësi i bankës dhe merrni formularin e aplikimit
2. Plotësoni formularin në dy kopje dhe nënshkruajeni
3. Punonjësi i bankës e kontrollon dhe verifikon saktësinë e
informacionit
4. Punonjësi i bankës hap llogarinë bankare
5. Bëni pagesën e shumës prej 3% të parave që do të legalizoni
6. Merrni një kopje të formularit të aplikimit të firmosur nga
punonjësi i bankës
7. Paratë tuaja janë të ligjshme dhe tani mund t’i përdorni për çdo lloj aktiviteti.
Shënim: Nëse e gjithë shuma në të holla e legalizuar apo një pjesë e saj transferohen në një llogari bankare jashtë shtetit, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr. 10418, datë 21.04.2011. Edhe në këtë rast, penaliteti mbahet nga banka dhe transferohet prej saj në llogarinë e Thesarit të Ministrisë së Financave.
Në rast se shuma në të holla e legalizuar do të përdoret nga personi fizik tregtar për të bërë blerje jashtë vendi atëherë për të bërë urdhër-pagesën ndaj furnitorit të huaj, duhet të depozitojë pranë bankës kopje të deklaratës doganore të importit dhe kopje të noterizuara të kontratës me kompaninë nga jashtë shtetit ose faturës ku janë blerë mallrat e importuara. ah/shqiptarja.com/