Amnistia penale në kuvend brenda shkurtit, ja 4 kategoritë e të dënuarve që përfitojnë

Amnistia penale, nga e cila do të përfitojnë lirinë apo ulje të dënimit qindra të burgosur, pritet të mbyllet javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do të kalojë në Kuvend.

Për të arritur numrin minimal të votave në Kuvend 84, disa prej propozimeve të bëra nga opozita kanë dritën jeshile nga ministri i Drejtësisë dhe amnisti pritet të ketë për protestuesit e dhunshëm në protestat e PD nga 1 tetori 2018 deri në 31 dhjetor 2020, të cilët janë dënuar apo janë akoma në proces gjykimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu, në emisionin “Përballje” në Report Tv dha detaje të shifrave të atyre që përfitojnë.

Përfitues të aministisë 
-3150 të dënuar ne total. Nga këta
-2070 shërbim prove 
-1080 me vendim të formës së prerë
-590 lirohen direkt nga burgu 
-500 të tjerë përfitojnë ulje dënimi 1  - 1.5 vite

Janë 4 kategori që përfitojnë  

Kategoria I - Të gjithë që janë dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat dhe 4 vite burg për gratë

Kategoria II - Të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 3 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 4 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 3 dhe 4 vjet.  

Kategoria III- Burrat që janë baraz 60 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit apo mbi 60 vjeç apo gratë 50 vjeç apo mbi 50 vjeç përfitojnë automatikisht

Kategoria IV - Fëmijët që kanë qenë në momentin e kryerje së dënimit baraz apo nën 18 vjeç

Përveç kategorive të përcaktuara përfituese të amnistisë, që përfshijnë gamë të gjerë të veprave që konsiderohen të lehta, përfitues do të jenë edhe të tjerët me nga një vit e gjysmë nëse janë gra e fëmijë dhe 1 vit nëse janë burra. Për këtë, është ndjekur strategjia e parimeve të humanizmit.

Nga amnistia penale nuk mund të përfitojnë kategori si dënuarit me burg përjetë, të arratisurit, vrasësit në rrethana cilësuese dhe të gjithë subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK