Amnistia për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi në ‘5 pyetjet’: Nuk përfshihen trafikantët dhe zyrtarët! Debati me Braçen në Kongres? Doja t'i kufizoja kohën që të flisnin fermerët

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale për emigrantët, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët. Ai thekson se nuk do të lejohet amnistia për paratë e pista, por edhe për personat që kanë punuar më parë në administratë ose punojnë ende.

“Ne jemi një komb që gati gjysmën e popullsisë e kemi jashtë. Ne e dimë sot që të bësh një transaksion të tillë imobiliar nuk e kryen dot nëse paratë nuk i ke në bankë. Në këtë aspekt, besoj se një moment amnistie fiskale mund ta bënim edhe ne. Qëllimi nuk është të futen në qarkullim paratë e kontrabandës e korrupsionit. Qytetari nuk mund të ketë 10 milionë euro që t’i fusë në bankë. Do të ketë edhe bisedime. Besoj se jemi në fazën që ky proces të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të pastrohen paratë e qytetarëve që i kanë me djersën e tyre”, tha Pëllumbi në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

Pëllumbi ka komentuar edhe debatin me deputetin socialist Erion Braçe në Kongresin që mbajti PS-ja më në 9 prill. Ai shpjegoi se thjesht donte t’i kufizonte kohën pasi ishte e limituar. Pëllumbi shtoi se fokusi ishte që hapësira t’iu jepej fermerëve për të folur mbi problematikat që ata hasin pasi sipas tij, fermerëve nuk iu jepet një hapësirë e tillë çdo ditë, ndërsa Braçe ka mundësi të flasë në panele televizive dhe Kuvend.

“Duke qenë se aktiviteti jonë ishte në pesë panele njëkohësisht, u transmetua vetëm lajmi që kemi bërë debat, thjesht kam dashur t’i kufizoj kohën brenda minutazhit 10 minuta se koha televizive ishte e kufizuar dhe 10 të ftuarit duhej të merrnin fjalën e të flisnin. Duke pasur parasysh që ishin fermerë, e kanë të kufizuar për të folur para mikrofoni, kishim Ballën që foli vetëm 3 minuta, unë 3 minuta, Braçe ka mundësi të flasë në çdo lloj paneli, në Kuvend. Për disa gjëra që Braçe trajton edhe në jam dakord, si për disa gjëra nuk jam dakord. Grupi parlamentar është i ndarë mes këtyre opsioneve”, u shpreh deputeti socialist.

I pyetur nëse është e nevojshme të ketë ndryshime në qeveria, Pëllumbi thotë se ndryshimet janë gjithmonë të vlefshme, por qeveria e ka marrë detyrën në shtator dhe në fund është kryeministri që vendos.

“Unë mendoj se rifreskimi është gjithmonë i vlefshëm, por duhet të kemi parasysh që qeveria e re e ka marrë detyrën në shtator. Megjithatë, është kryeministri të gjykojë se kush po ecën apo jo me ritmin e duhur”, tha Pëllumbi.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit