Mbi gjysmë milioni qytetarë, kanë plotësuar pyetësorin e nismës për Këshillimin Kombëtar, rezultatet e të cilit i ka bërë publike sot kryeministri Edi Rama bashkë me drejtoren për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje Eridana Cano. Konkretisht 563,195 qytetarë kanë plotësuar formularin dhe 9,447 pyetësorë kanë rezultuar të pavlefshëm.

Nga 12 pyetje të Këshillimit Kombëtar, në 11 prej tyre qytetarët janë shprehur pro pyetjeve të parashtruara nga qeveria, duke nisur që nga kultivimi i kanabisit, nisma e Ballkanit të Hapur, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit në BE, amnisti e kursimeve të emigrantëve, mbështetjen nga qeveria të punonjësve që denoncojnë pagat fiktive, për dënimin e gjyqtarëve të korruptuar edhe pse nuk kanë kaluar vettingun si dhe ashpërsimin e dënimit për ato që ndotin mjedisin.

Pro qytetarët kanë votuar edhe që pensionistët që janë ende në punë të paguajnë kontribute shoqërore, që të ashpërsohen masat ndaj kriminelëve si dhe të ndihmohen nënat me fëmijë të mitur që të përfitojnë mbrojtje sociale.

Shqiptarët kanë votuar kundër vetëm ndaj vendosjes me detyrim të paraqitjes së certifikatës së vaksinimit në të gjitha hapësirat e mbyllura dhe në tubimet e mëdha. Në bazë të përgjigjeve të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, 53% e tyre, ose 265,040 qytetarë kanë votuar kundër, ndërsa 41% kanë votuar pro.

Sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur, në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, 59% kanë votuar pro, 26% kundër dhe 15 nuk e di. Shifrat e qytetarëve që kanë votuar kundër ishin të larta, por megjithatë kreu i qeverisë tha se kjo është një shifër e fortë dhe se po bëhet në favor të Shqipërisë dhe jo për Serbinë.

Sakaq 67% ose rreth 372 mijë mendojnë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut. 74% e qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin, kanë votuar pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar edhe pse e nuk e kanë kaluar vettingun.

Interesi i qytetarëve sipas kreut të qeverisë i ka kaluar pritshmëritë, ndërsa u kujdes që të nënvizonte se ky nuk është një referendum zyrtar, por një këshillim. Rama u shpreh se qytetarëve do tu shpërblejnë besimin dhe do t’u japin mbrapsht atë që meritojnë dhe që zëri i tyre të kthehet në respekt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Ballkani i Hapur, Rama: Morëm mbështetje shumë të fortë, e bëjmë në interes të Shqipërisë, jo Serbisë

 

Kryeministri Edi Rama tha se shifra 59% e qytetarëve që kanë votuar pozitivisht pro Ballkanit të Hapur, në kuadër të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, tha se është një mbështetje shumë e fortë.

‘59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka edhe mbështetje shumë më të forta. Nuk kam pritur luftën për politikat e jashtme të Serbisë. Nuk ka qenë vendimmarrja ime, që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Serbia është aty duam apo nuk duam ne. Është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Marr parasysh këto dy gjëra marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë shumë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre. Shqipëria, Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për veten e vet, nuk mbron interesat e Serbisë por interesat tona. Ballkani i Hapur është një nisëm interesash konverguese. Çdo konvergjencë i shërben paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Ballkani i Hapur është në interes të gjithë shqiptarëve edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë dhe jo i Kosovës.’- tha Rama.

Ora 11:29
PYETJA 12/ Rezultatet e Këshillimit Kombëtar, 59% e shqiptarëve pro Ballkanit të Hapur

1649323358_pyetje12.jpg

59% e qytetarëve në Shqipëri janë pro Ballkanit të Hapur, sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtar. 303 018 janë përgjigjur pozitivisht, 134879 janë përgjigjur negativisht.

 

Ora 11:28
PYETJA 11/ Integrimi në BE, 67 % pro e shqiptarëve që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit

67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE. Vetëm 19 kanë votuar kundër.

1649323325_pyetje11.jpg

Ora 11:27
PYETJA 10/ 74% e shqiptarëve  pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun

74% e shqiptarëve  pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun.

1649323397_1649323295pyetje10.jpg

Ora 11:25
PYETJA 9/ A duhet të tregohet qeveria më e ashpër me subjektet dhe individët që ndotin mjedisin? 77% e qytetarëve mendojnë pro

1649323261_pyetje9.jpg

77% e qytetarëve mendojë pro që qeveria të tregohet më e ashpër me subjektet dhe individët që ndotin mjedisit. Këto janë rezultatet e dala nga pyetësori i Këshillimit Kombëtar, ku 348,075 kanë votuar pro, 85.980 kundër, dhe 31.152 nuk e di.

Ora 11:24
PYETJA 8/ Evazioni fiskal nga biznesi i madh, mbi 300 mijë pro ashpërsimit të gjobave

 Evazioni fiskal nga biznesi i madh, mbi 300 mijë pro ashpërsimit të gjobave

Ora 11:23
PYETJA 7/ Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit me detyrim

Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit me detyrim.

 

Ora 11:22
PYETJA 6/ Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. 

Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. 308 mijë qytetarë kanë votuar pro, 148 mijë kundër, teksa 51 mijë nuk kanë mendim.

1649323032_6.jpg

Ora 11:21
PYETJA 5/ 66 % e shqiptarëve pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve

66 % e shqiptarëve pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve.

1649322946_pyetja5.jpg

Ora 11:20
PYETJA 4/ 66 % e shqiptarëve 'pro' pagesës së kontributeve shoqërore nga pensionistët që janë ende në punës

66 % e shqiptarëve por pagesës së kontributeve shoqërore nga pensionistët që janë ende në punës

1649322924_pyetja4.jpg

Ora 11:19
PYETJA 3/ Rezultatet e Këshillimit Kombëtar, denoncimi për pagat fiktive, 69% e shqiptarëve pro që të mbrohen nga shteti në rast largimi të padrejtë nga puna

1649323139_pyetje3.jpg

69% e shqiptarëve mendojnë se nëse të punësuarit denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, punonjësit duhet të mbrohen nga shteti në rast me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi.

'Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënësve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?”, është pyetja që është shtruar në formular. 

Ora 11:18
PYETJA 2/ Mbi 400 mijë shqiptarë pro ashpërsimit të masave ndaj kriminelëve dhe dhunës në familje

Mbi 400 mijë shqiptarë pro ashpërsimit të masave ndaj kriminelëve dhe dhunës në familje

1649323097_pyetje2.jpg

Ora 11:17
PYETJA 1/ Këshillimi Kombëtar, shqiptarët pro ndihmës së nënave me fëmijë të mitur të përfitojnë mbrojtje sociale

Shqiptarët pro ndihmesës së nënave me fëmijë të mitur të përfitojnë mbrojtje sociale.  431 881 janë përgjigjur pozitivisht,  73 233 janë përgjuar negativisht.

1649323037_pyetje1.jpg

Ora 11:16
Drejtuesja e agjencisë së Bashkëqeverisjes: E kanë plotësuar pyetësorin mbi 500 mijë qytetarë, 2 % e tyre të pavlefshme

Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano tha se pyetësori është plotësuar nga mbi 500 mijë qytetarët ku nga ato vetëm 2 % e tyre ka rezultuar e pavlefshme.

“Pyetësori u përdor me 3 metoda për të marrë mendimin përmes mendimin me zarf në shtëpi, plotësimit online dhe plotësimi i tyre ne tendat e ngritura në 61 bashkitë e vendit. Pyetësorin e kanë plotësuar 563 195 qytetarë, ndërsa nga këto 9447 kanë rezultuar të pavlefshëm ose 2 % të totalit.”, tha Cano.