Amnistia,PS gati ndryshimet, nëse 
s'ka konsensus, seancë në 29 dhjeto

Amnistia,PS gati ndryshimet, nëse <br />s'ka konsensus, seancë në 29 dhjeto
Ligji i amnistisë i propozuar nga Ministria e Drejtësisë do të pësojë ndryshime. Deputetët e Partisë Socialiste pritet të paraqesin amendamente që zgjerojnë gamën e përfituesve.
 
Sipas variantit të Ministrisë së Drejtësisë, nga fundi i janarit pritet të lejnë burgjet rreth 670 të burgosur, ndër to 15 gra mbi 55 vjeç, 7 burra mbi 65 vjeç, 8 të mitur dhe 15 të burgosur në prag të vdekjes. Por prej amnistisë nuk do të përfitojë asnjë zyrtar i lartë nën hetim apo i dënuar.
 
Sipas Ministrisë së Drejtësisë lirohen nga burgu të gjithë ata që janë dënuar deri në 10 dhjetor 2016, me burgim deri në 2 vjet, pavarësisht sesa kohë u ka mbetur për të shlyer, të burgosurit e sëmurë me sëmundje të pashërueshme dhe dëmtime të rënda të përhershme fizike.
 
Si dhe pushohen ndjekjet penale për krimet e dënueshme deri në 2 vjet të kryera brenda datës 30 nëntor. Në amendamentet që de[utet socialiste po përgatisin specifikohet qartësisht se cilat janë dëmtimet e përhershme fizike, pasi dhe Dritan Dajti është një rast i tillë, pavarësisht se vrasja nuk përfshihet tek krimet që amnistohen.
 
Gjithashtu socialistët do të zgjerojnë gamën e përfituesve duke future në amnisti të gjithë ata që kanë bërë krime të dënueshme deri në 3 vjet.
 
Nëse nuk arrihet dakordësia me LSI-në deri këtë të enjte, deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar socialist janë paralajmëruar se do të duhet të përgatiten në një seancë jashtë radhe plenare 2 ditë para vitit të ri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?