Hartimi i këtij projektligji vjen në kuadër të përmbushjes së premtimit elektoral të së majtës, për të anulluar të gjitha gjobat tatimore me karakter elektoral ndaj bizneseve. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë draftin e procedurës ligjore, që parashikohet të miratohet së shpejti, për amnistinë e dënimeve të Administratës Tatimore (gjobat).
Falja
Në bazë të projektligjit, të gjitha gjobat e vendosura nga inspektorët tatimorë ndaj të gjithë personave juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues në Administratën Tatimore, do të falen, për periudhën kohore nga 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Fshirja e dënimeve të Administratës Tatimore (gjoba) nga sistemi do të kryhet brenda 5 muajve, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji. Përgjegjëse për këtë do të jetë Administrata Tatimore, e cila do të pasqyrojë këtë procedurë edhe në regjistrat e saj
Përjashtimet
Falja e gjobave tatimore nuk do të thotë falja e masave të tatimit. Në këtë projektligj nuk parashikohet falja e detyrimeve tatimore gjatë periudhës 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Pagesa e tatimeve do të zbatohet sipas përcaktimit të legjislacionit që rregullon pagesën e tatimeve. Gjithashtu, edhe gjobat tatimore të regjistruara automatikisht nga sistemi i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, nuk do të falën.
Pra, të vetmet gjoba tatimore që parshikohen të falen, duke iu përmbajtur këtij projektligji do të jenë ato gjoba ,të cilat u janë vënë sipërmarrjeve nga inspektorët tatimorë (faktori njeri), gjatë periudhës 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Në Nenin 5 “Përjashtimet nga falja” të këtij projektligji thuhet se “Përjashtohet nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobë) të përcaktuar sipas Nenit 3 të këtij Ligji, masa e tatimit e vendosur nëpërmjet kontrolleve ose verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera nga data 1 mars 2013 deri më datë 1 Gusht 2013; Përjashtohen nga falja e parashikuar në nenin 3 të këtij Ligji, dënimet administrative në formën e gjobave, të llogaritura dhe regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Proceduart Tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
Zbatimi
Për zbatimi e këtyre proceduarave, sipas këtij projektligj, do të ngarkohet Ministria e Financave. Në Nenin 6 “Nxjerrja e akteve nënligjore të këtij” të këtij projektligji thuhet se “Ministri i Financave nxjerr udhëzim për zbatimin e këtij Ligji”.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)