Amortizohet ura e Topojanit, banorët:
Askush të mos vijë të kërkojë votën 

Amortizohet ura e Topojanit, banorët:<br />Askush të mos vijë të kërkojë votën 
Amortizohet ura që lidh Topojanin me Bulqizën. Prej vitesh kjo rrugë ka qenë problematike, por kohët e fundit kjo rrugë është kthyer në mankth për shoferët të cilët kalojnë në këtë urë.
 
Drejtuesit e mjeteve flasin të irrituar në lidhje me gjëndjen skandaloze të këtij segmenti rrugor.
 
Ata shprehen se e kanë humbur besimin tek qeveritarët pasi ata kalojnë shpesh në këtë rrugë dhe nuk iu bënë aspak përshtypje gjendja e saj.
 
Banorët e zonës thonë se këtë herë mos të paraqitet asnjë forcë politike për të kërkuar votë sepse asnjë palë prej 25 vitesh nuk ka bërë asgjë për banorët e Qarkut të Dibrës.

 ''S'kanë vënë dorë fare. Rruga është me gropa, as nuk kanë ndërmend ta rregullojnë. As nuk kanë ftyrë që të vijnë të kërkojnë votën'',-është shprehur një drejtues automjetesh. 

Pavarësisht se pushtetarët e shikojnë vetë gjendjen e rrugës, atyre iu është bërë prezent në çdo takim elektoral që ata kanë bërë, por deri tani çdo gjë ka ngelur në vetëm premtim dhe asnjëherë punë konkrete.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës