AMP bën bilancin për nëntorin: Dy policë u arrestuan, 11 dosje në prokurori e 18 policë të dyshuar

Tirane- Agencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestyar dy efektiva policie dhe ka hetuar 18 të tjerë për shpërdorim detyre gjatë muajit nëntor.

Rasti më i rëndësishëm në bilancin mujor është arrestimi i shefit të kufirit në Korçë, kryekomisarit Stiljan Pasho, 53 vjeç, i cili në vend që të ndalonte drogën ndihmoi autorët në kalimin e 26 kg kanabis drejt Greqisë. Ai hipi në makinën e Lorenco Likës dhe pasi u sigurua që droga kishte kaluar kufirin, u kthye në vendin e tij në detyrë në pikën kufitare të Kapshticës. Por, polici nuk e merrte me mend se ishte në vëzhgim dhe shumë shpejt do të binte në pranga siç edhe ndodhi pasi policia greke kapi drogën.

Stiljan Pasho është njëri nga 2 policët e arrestuar të muajit nëntor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Rasti i dytë është një efektivi në Sarandë, i cili u aksidentua me makinë private dhe rezultoi në gjendje të dehur.

AMP referoi në prokurori 11 dosje, kryesisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion, me një total prej 18 policësh të dyshuar. Ndërkohë, me urdhër të organit të akuzës gjatë nëntorit u ekzekutuan në total 3 masa sigurie për 3 policë, pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë shteti.

Sipas të dhënave të AMP-së, përgjatë nëntorit, Komisioni Disiplinor ka marrë vendime për 4 punonjës policie, në 1 rast për shtyrje të afatit të gradimit, 2 për shkelje të rëndë dhe 1 tjetër për shkelje të lehtë.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas