Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës të Policisë

Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës të Policisë

TIRANË-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë për 4 punonjës policie, të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

4 punonjësit e policisë janë: Haxhi Balla me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Eni Tila (Xhaferi), me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit, Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë.

Sipas AMP-së, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masat e sigurisë për 4 punonjësit e policisë:

-Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Haxhi Balla, me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

-Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Eni Tila (Xhaferi), me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

-Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

-Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar