Amsterdam, 54.600 vizitorë
për të parë “Dinastinë Marubi”

Amsterdam, 54.600 vizitorë<br />për të parë “Dinastinë Marubi”
Interes i jashtëzakonshëm për fotot e Marubit në Amsterdam. 54.600 vizitorë regjistron ekspozita ”Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit Foam Fotografiemuseum Amsterdam.

Jo rastësisht Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e quajti këtë ekspozitë në hapjen e saj në Foam, jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse, ”pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.

Lajmin për 54.600 vizitorë e jep kuratorja Kim Knoppers, duke njoftuar se vetëm në dy muaj ekspozim (16 shtator-27 nëntor) “Dinastia Marubi” ishte në vëmendje të publikut hollandez dhe të huaj, njëherësh pjesë e shtypit vendas dhe të huaj si Financial Times, BBC, British Journal of Photography, LFI News, Tages Anzeiger, Photojournalism now, the Calvert Journal, Villa d’Arte, etj.

Kjo ekspozitë prezantoi rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Knoppers në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë ”Marubi”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre