Amsterdam: S’ka më tokë
për pallate, tani shtëpitë në det

Amsterdam: S’ka më tokë <br />për pallate, tani shtëpitë në det
TIRANE – Amsterdami nuk ka më tokë ku të ndërtojë shtëpi ndaj dhe vendos pallatet mbi det: “Floating homes”, ose shtëpi lundruese, janë banesat e lagjes Ijburg (në lindje të qytetit) që për shkak të kërkesës së madhe ka vendosur të zgjerojë ofertën. Bashkia e Amsterdamit ka aprovuar zgjerimin e lagjes notuese, që do të shtohet me 65 ndërtesa të reja.

Janë rreth 100 banesat e përdorura sot dhe eksperienca e banorëve është përmbledhur në një libër të publikuar nga Bashkia. Ijburg, lagjja në mes të kanaleve e lindur në 2001, ndahet në 6 ishuj të vegjël të krijuar duke tharë kanalet e duke hedhur rërë pak nga pak (një metodë që holandezët e quajnë ‘pancake’).
Kur të përfundojë, projekti do të përbëhet nga 18 mijë shtëpi ku do të banojnë 45 mijë persona.

“Hapësirat në Amsterdam mungojnë, të ndërtosh lagjen Ijburg ishte një evoluim i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit”, tha zv/bashkiaku Maarten van Poelgeest, përgjegjës për zhvillimin urbanistik, i cili risolli në vëmendje se në Hollandë ka një traditë të gjerë të tokave të krijuara nga uji dhe shtëpitë e reja nuk janë tjetër veçse “një kapitull i kësaj tradite”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi