Anëtarët e Gjykatës së Lartë,
votimi jo më nga Parlamenti

Anëtarët e Gjykatës së Lartë, <br />votimi jo më nga Parlamenti
Partia Socialiste së bashku me misionin e EURALIU-s kanë propozuar që në një të ardhme anëtarët e Gjykatës së Lartë të mos zgjidhen më nga Kuvendi i Shqipërisë. Partia Socialiste në ditën e parë për ndryshimet në Kushtetutës ka hedhur idenë për zgjedhjen e gjyqtarëve në karrierë si anëtar të Gjykatës së Lartë, duke shmangur votimin në parlament. Ka qenë deputeti socialist, njëherësh edhe nënkryetar i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili ka hedhur idenë që anëtarët e Gjykatës së Lartë të zgjidhen nga vetë gjyqtarët, duke shmangur kështu votimin politik dhe politizimin e institucioneve të pavarura. Po në të njëjtin sinkron ka qenë edhe misioni i EURALIU-s, i cili propozoi që në të ardhmen gjykata supreme të kthehet në gjykatë karriere. "Propozimet tona synojnë që Gjykata e Lartë të kthehet një gjykatë karriere. Ne besojmë se herët, a vonë kjo gjykatë duhet të futet në sistemin e karrierës së gjyqësorit, pasi sot në Shqipëri Gjykata e Lartë ka një pozicion të tillë që zgjidhet nga Parlamenti. Prandaj në propozimin e EURALIU-sit që është prezantuar në Partinë Demokratike anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë të njëjtin pozicion si gjygjtarët e tjerë", është shprehur eksperti i misionit të EURALIU-s Joaquin Urias. Sipas tij, Gjykata e Lartë nuk është në nivelin e standarteve europiane, pasi anëtarët e kësaj gjykate zgjidhen nga Parlamenti. "Situata sot në Gjykatën e Lartë nuk është ajo situatë që ne dëshirojmë të jetë. Nga propozimi tjetër kuptojmë se pozicioni i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është i ndryshëm, sepse nuk kondiderohet si gjykatë karriere. Është tërësisht në dorën e parlamentit shqiptar për të vendosur nëse në të ardhmen doni të keni një zgjidhje më adekuate sa situata aktuale apo një konfigurimi sipas pikëpamjes tonë", theksoi Urias.

Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese me ftesë të Parlamentit është thirrur dje për të dhënë opinionet e saj në lidhje me ndryshimet e Kushtetutës, por edhe në cilësinë e garantit të Kushtetutës. Në mungesë të ndonjë gjyqtari apo të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dje është paraqitur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate, Kujtim Osmani. Ndryshe nga institucionet e tjera që ishin përfaqësues të denjë të institucioneve, që në këtë takim konsideroheshin si grup interesi, Gjykata Kushtetuese vinte nga një tjetër radhë. I pyetur nëse mendimi i tij për draftet e të dyja partive, ishte ai që kanë dhënë gjyqtarët e kësaj gjykate, Osmani u përgjigje se: "Duhet të them se drafti i Partisë Socialiste na ka ardhur dje në orën 15:30. Meqë ishin larguar gjyqtarët, arrita të komunikoj me disa prej tyre dhe po vij me mendimin e disa prej gjyqtarëve. Të dy variantet janë hartuar mirë", është shprehur Osmani.

(fc/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median