Anëtarët e grupit “Çiftelia”
dëshmi në gjyqin ndaj Frrokut
Teksa dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër të pandehurit Arben Frroku ka mbyllur një javë më parë rrëfimin e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të paraqiten në gjykatë dy ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
TIRANE- Teksa dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër të pandehurit Arben Frroku ka mbyllur një javë më parë rrëfimin e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të paraqiten në gjykatë dy ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj. I pari ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm, ndërsa dyti postin e Drejtorit të Hetimit të Krimeve të Rënda. Shkak i kësaj ftese për të dëshmuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër të pandehurit Arben Frroku, është bërë një fotografi, ku dy zyrtarët e lartë të asaj kohe, shfaqen së bashku me Frrokun, duke drekuar dhe kënduar me çifteli.
Fotoja u publikua nga televizioni “A1 Report” dhe që prej asaj dite, anëtarët e asaj drake u etiketuan si grupi “Çiftelia”. Pritet që javën e ardhshme Kuliçaj dhe Tonin Vocaj të paraqiten në gjykatë, për të rrëfyer atë që dinin rreth konliktin mes kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj dhe biznesmenit Arben Frroku. Kuliçaj dhe Vocaj, menjëherë pas vrasjes së Dritan Lamaj kanë hetuar arsyer dhe autorin e kësaj vrasje, që sipas policisë është Arben Frroku.
Gruaja e dëshmitaritSeancën e djeshme pritej të dëshmonte bashkëshortja e Fatmir Vladit, dëshmitarit të prokurorisë me emrin e koduar Arben Ndoka. Gruaja e këtij të fundit nuk ka qenë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe ka shtyrë dëshminë e saj, e cila pritet të dëgjohet nga gjykata me videokonferencë, ashtu si burri i saj Fatmir Vladi. Sipas prokurorisë, dëshmitarja ka qënë prezente në rrugë në momentin kur është qëlluar me dy breshëri automatiku kryekomisari Dritan Lamaj. Ajo ishte duke ecur së bashku me bashkëshortin e saj, kur sipas tyre kanë parë brenda në makinë biznesmenin Arben Frroku.
Kryqëzimi i FrrokutSeancën e kaluar dëshmitari Fatmir Vladi me anën e rrëfimit të tij ka “kryqëzuar” pozicionin juridik të biznesmenit Arben Frroku. Me anën e një video-konference, Vladi ka treguar se në ngjarjen e shkurtit 2013, ka qënë duke ecur së bashku me gruan e tij kur papritur ka dëgjuar të shtëna të forta automatike. Dëshmitari theksoi se pikërisht në makinën prej nga erdhën të shtënat ka parë tre persona, ku dy kanë qënë të mbuluar me maska ndërsa personi i tretë jo. Ky person sipas tij ishte Arben Frroku dhe se atë ai e ka njohur për shkak se e njihte edhe para kësaj ngjarje. Pavarësisht kësaj dëshmie Frroku ka pretenduar se dëshmitari i prokurorisë është i manipuluar. Kjo pasi sipas tij, dëshmitari Fatmmir Vladi është një person që i ka borxh shuma financiare biznesmenit Arben Frroku dhe se këtë veprim e bën për hakmarrje si pasojë e mos faljes së gjobave prej tij.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03