TIRANE – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka përgënjeshtruar deklaratat e homologut të tij socialist Ruçi në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ai quajti spekulime deklaratat e Ruçit duke i cilësuar njëkohësisht si të pavërteta. “Kuvendi i qëndroi strikt rregullores”, tha Patozi. Sipas tij, në situatën e krijuar, ishte e pamundur votimi i fshehtë me fletë ndaj dhe u kalua në atë elektronik.
Veprimet e opozitës dhe Ruçit ishin një shfaqje e shëmtuar, deklaroi sot Patozi. “I thashë Ruçit që nuk mund të shpikim procedura të reja votimi”, shtoi ai.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com