TIRANE – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se procedurat që kërkonte të aprovonte mazhoranca në votimin për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kishin si synim identifikimin e votuesve dhe si rrjedhim vjedhjen e votës së parlamentarëve.
Ai shpjegoi se çfarë ndodhi sot kronologjikisht në Kuvend. Sipas Ruçit fillimisht ishte rënë dakort për procedurat, “u vendosën në sallë kabinat e fshehtësisë. Këtu filloi problemi”. Sipas deputetit socialist, përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan që fletët e votimit, përveç vulës, të kishin edhe firmat e komisionit për procedurat, kërkesë kjo që u pranua nga opozita.
“Urdhëruesi, kreu i ekzekutivit Sali Berisha, jo vetëm që nuk pyeti se çfarë po ndodh”, shpjegoi Ruçi, por “kërkoi fletët për të votuar. Në këtë kohë ndërhyra unë”. Ruçi shpjegoi se i tha Kryeministrit Berisha se procedura ishte e padrejtë “pasi identifikon votuesin. Vërtetë ke manipuluar, vjedhur votat e shqiptarë në këto 20 vjet, por grupi ynë parlamentar nuk të lejon vjedhjen e votës së parlamentarit në Kuvend”.
Pasi e pa që nuk mund të vazhdonte më tutje – vazhdoi Ruçi – Berisha “i dha urdhër Kryetares së Parlamentit që të votohej në mënyrë elektronike. Kryetarja e Parlamentit pa bërë prezencën e deputetëve, hapi votimin duke hedhur në votë kandidatin e propozuar nga PD, pa hedhur në votë kandidatin tjetër të votuar nga Partia Socialiste”, përfundoi rrëfimin e tij parlamentari socialist.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com