Sot në “Esencë” në një bisedë me regjisoren Donika Mustafaj. Mes kujtimesh dhe emocionesh nga fëmijëria tek jeta e saj sot, ajo na rrëfen pak më shumë për anë të njohura e të panjohura.
Fëmijëria e saj nuk ka qenë fort e lehtë, si pjesë e një familjeje me shtatë fëmijë. Ka nisur të punojë që 15-vjeç dhe këtë ajo e kujton si një moment që në jetën e saj të mëvonshme i ka shërbyer për lirinë dhe pavarësinë e vetes. Ka trashëguar shumë tipare të ngjashme nga e ëma ,që janë kthyer në udhërrëfyes edhe të jetës së saj si partnere, si nënë, si grua. Sakrifica dhe përkushtimi janë dy tipat e që ajo thotë se e kanë shoqëruar në mënyrën sesi i dedikohet familjes. Ka një marrëdhënie frymëzuese me të shoqin, Besnik Mustafaj, për të cilin thotë se ka bërë dhe bën gjithçka. Jetesa disa vite jashtë Shqipërisë, në Paris ishte një shndërrim për jetën e familjes së saj, veçanërisht ndikimin që pati tek mendësia dhe zhvillimi i fëmijëve të saj.
“Asnjëherë nuk kam pritur asgjë në këmbim të gjërave që bëj për njerëzit që dua”- thotë ajo. “Kjo është mënyra ime sesi i dua njerëzit”.
Një jetë e lidhur fort edhe me një prej pasioneve dhe angazhimeve të saj tashmë të vazhdueshme, filmin dokumentar. Ajo rrëfen se e gjitha, dikur nisi si një eksperiment për tu bërë më pas fokusi i saj kryesor.
Një histori gjakmarrjeje në familje e nxiti atë të realizonte një film dokumentar dhe ky ishte fillimi i rrugës së saj me dokumentarin.
Një mesazh surprizues nga mbesa e saj, Eva erdhi në program edhe si një filozofi jete për ndikimin e fortë që ne kemi te njëri-tjetri gjatë jetës.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
52.9%
-
Frikë se humbin
38.3%
-
Arsye të tjera
8.8%
Vota total: 295
Lajme të tjera
-
Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? Debate në 'Esencë'
22 Mars, 20:09
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Shkrimtare, gazetare dhe politikane, Diana Çuli tregon në ‘Esencë’ një jetë mes librash dhe kujtimesh: Gjyshërit kanë shënjuar fëmijërinë time
17 Mars, 20:27
-
Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë
15 Mars, 20:09
-
'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)
14 Mars, 21:22
-
'Një zë më tha, ti nuk do vdesësh', Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’
10 Mars, 18:58
-
7 marsi, 3 mësuese në ‘Esencë’ rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe marrëdhëniet me nxënësit
7 Mars, 21:07
-
Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’
28 Shkurt, 20:34
-
Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)
24 Shkurt, 22:19
-
Poeti Agim Doçi i revoltuar nga portalet: Jam kundër të gjithëve, ja çfarë kam thënë për Luiz Ejllin
22 Shkurt, 21:15
-
Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane
21 Shkurt, 21:33
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt, 20:43