Ana Lalaj dekorohet me titullin
“Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”
Studiueses së njohur në fushën e historisë së Shqipërisë Prof. Dr. Ana Lalaj me dekret të Presidentit të Republikës Bujar Nishani i është akorduar titulli “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.
Studiueses së njohur në fushën e historisë së Shqipërisë Prof. Dr. Ana Lalaj me dekret të Presidentit të Republikës Bujar Nishani i është akorduar titulli “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.
Me dekret nr.9910 në datë 27.12.2016 presidenti i Republikës ka dekoruar historianen e njohur me titullin e lartë me motivacionin “Për punën e saj të palodhur e të çmuar dhjetëravjeçare në fushën e studimeve historike, pasqyruar përmes botimeve të shumta shkencore, si dhe për kontributin e shquar dhënë si historiane e përkushtuar në nxjerrjen në pah e bërjen të njohur të fakteve dhe ngjarjeve historike të kombit tonë në periudha të ndryshme”.
Profesor Ana Lalaj ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mira të njohura të Report TV në debatet dhe intervista televizive për çështje të mprehta të historisë shqiptare të pas ‘900-s. Ajo ka hedhur dritë në çështjen e shkëputjes së kufijve të Shqipërisë.
Prof.Dr. Ana Lalaj ka lindur në Tiranë dhe ka kryer studimet e larta në degën histori-gjeografi në Universitetin e Tiranës në vitin 1975. Ka punuar disa vite në arsim në rrethin e Matit... Prej vitit 1979 punonjëse shkencore në Institutin e Historisë dhe drejtore e tij në 1997 deri 2005.
Pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës. Ka kryer specializime në SHBA, në Universitetin Qendror Evropian (Central Europian University) në Budapest, në Universitetin e Oslos, etj. Ka studiuar kryesisht probleme të historisë së shekullit të kaluar të Shqipërisë por edhe Kosovës.
Ka qenë kryeredaktore e revistës “Studime historike” prej 1998 deri 2005, anëtare e Komisionit Kombëtar të UNESCO-s prej 1999 deri 2006 dhe drejtore e Qendrës së Studimeve Shqiptare për Luftën e Ftohtë. Profesore Ana është autore e disa librave historikë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.3%
Vota total: 2367
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31