Anaidi: Joana në spital pas ndarjes, u kujdesa për gjithçka

Anaidi: Joana në spital pas ndarjes, u kujdesa për gjithçka
Fituesi i këtij Big Brotheri, ndoshta do të jetë një ndër më të komentuarit për lojën e tij. Dhe jo aq për lojën me banorët e tjerë, sesa për lojën me Joanën, vajzën me të cilën krijoi një raport brenda shtëpisë.  Direkt pas natës finale ai zgjodhi të mos festonte me të dhe të nesërmen deklaroi publikisht se ishte beqar, pra jo në lidhje me Joanën. Në këtë intervistë ai shpjegon historinë nga ana e tij, si ishte brenda dhe pse mori fund jashtë. Sa sakrifikoi për çmimin dhe çfarë do të bëj tani me famën e fituar. 

Ia arrite qëllimit fitove çmimin e madh. Si të ka ndryshuar jeta dhe çfarë do të bësh tani?
Çdo gjë ka ndryshuar. Gjithçka është ndryshe nga ajo që ishte më parë. Nuk jam njeriu që do të doja të dilja nga Big Brother duke dëgjuar fjalinë që “ti e meritoje, po më vjen keq që nuk fitove”. Unë dola më ndryshe dhe e meritova fitoren.

Përveçse ke një lojtar i mirë  një pjesë e rëndësishme e lojës tënde ishte edhe Joana. Si ishte raporti juaj brenda në shtëpi?
Raporti ynë në fillim nisi thjesht si një raport miqësor.  Një pjesë e lojës na bëri që ta shtynim pak më përpara. Nisi si lojë përfundoi si lojë.

Ishte e rëndësishme për ty Joana brenda shtëpisë?
Ishte.

A ke ndjerë në ndonjë moment për të, duke qenë se je shprehur se të mungon?
Jo. Jo. Kjo është një gjë që dua ta sqaroj. Raporti jonë  ishte më shumë si pjesë e pasionit sesa pjesë e ndjenjës. Edhe pasioni është një formë e të ndjerit po ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

D.mth ti je nga ata djemtë që  nuk e ke problem të shkosh me një femër edhe kur nuk ke ndjenja për të?
Jo. Ne ishim brenda një shtëpie ku ishim vetëm 18 veta dhe gjithsekush zgjodhi një njeri që iu afrua pak më shumë se të tjerët. Unë zgjodha Joanën dhe zgjodhëm të bënin atë që dinin më mirë.

Joana është shprehur se është lënduar, është zhgënjyer dhe të ka cilësuar si njeri të pavërtetë. Të vjen keq  që ia the fjalët nëpërmjet ekranit?

Ajo ka të drejtë të jap çfarëdo deklarate. Unë  nuk kam folur keq asnjë sekond për Joanën deri tani. Pas çdo interviste që kam dhënë kam deklaruar që nuk jemi të lidhur më bashkë. Pjesa tjetër mund të ofrohej edhe si një miqësi, si një  shoqëri apo ku e di unë se çfarë. Joanës i interesoi ta kthente në luftë dhe se di a e bën për media, apo se e mendon ashtu, nuk  e di…

Është e vërtetë se prindërit  e tu ishin ata që të bindën të mos ta vazhdoje këtë histori?
Absolutisht jo. Nuk ka asgjë të vërtetë brenda kësaj. Me pjesën time jashtë Big Brother është marrë një kushëriri im.

A ndikoi qëndrimi i nënës tënde natën e finales?
Në asnjë moment të jetës sime, e vetmja gjë që ka qenë raport i ngushtë midis nesh, ka qenë fakti që nuk ndërhyjnë kurrë në gjërat e mia private. Që do të thotë se nuk komentojnë kurrë të dashurat e mia, apo se si i zgjedh unë.

Të këshillojnë normalisht?
Nëse unë ua prezantoj po.

Joanën ua prezantoi Big Brother...
Joanën ua prezantoi Big Brother po nuk patën shumë kohë që të flisnim për Joanën,  sepse pas natës finale i shkëputa komplet marrëdhëniet me Joanën dhe  s’kemi folur në lidhje me të.
Ti as fitoren nuk festove me Joanën, ndërkohë që pak para se të shpalleshe fitues e përqafove Joanën, madje the dhe që mbretëreshën tënde e njihje nga parfumi.  Të duket pak kontradiktore kjo sjellje?
Unë thashë që e njoh dhe në momentin që më pyetën; “kush është mbretëresha jote” , “e do dhe ti mbretëreshën tënde”, unë u thashë “kush është mbretëresha ime”. Nuk kam deklaruar këtë gjënë tjetër.

Të vjen keq për pjesën me Joanës, a do të doje ti kërkoje falje qoftë si femër?
Nuk kam për çfarë t’i kërkoj falje Joanës edhe pse në fund të fundit është një femër,  nuk i kam bërë asgjë që t’i kërkoj të falur.

As fakti që u solle aq mirë brenda dhe jashtë…
Po aq mirë mund të sillem edhe jashtë. Joana ishte në spital këtë javë dhe unë e mora në telefon. E mora vesh nëpërmjet ca miqëve të mi që nuk ishte mire. Shkova direkt aty, dhashë  asistencën time, fola me doktorët, u mora me analizat, e ftova për darkë.  Ajo që ju ofron Joana juve nuk është ajo që unë i ofroj Joanës . Është komplet ndryshe.

Po thua që me Joanën ishte thjesht miq për seks?
Nuk ishte miq për seks, por u  bashkuam të dy në një pikë brenda një shtëpie. Nuk ishte çdo gjë seks, ne kishim një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ishte njeriu më i mirë brenda asaj shtëpie, por edhe seksi ishte pjesë e kësaj.

Jashtë nuk mund të ishte kështu?
Sigurisht që mund të ishte, por Joana nuk është treguar e kujdesshme. Deklarat e Joanës në media janë të çuditshme.

Veç kësaj ia vlen që për një lojë dhe për një çmim të  vësh çdo gjë në lojë, çdo gjë  që ka të bëjë me ty dhe njerëzit rreth teje?
Unë nuk kam vënë asgjë në lojë..

Fituesi a duhet të bëjë gjithçka, e justifikon qëllimi mjetin?
Në rastin tim, dua të them se nuk kam përfshirë  as njerëzit e mi, as nuk kam sakrifikuar ndonjë gjë nga vetja.  Në shtëpi kam qenë gjatë gjithë kohës personazh, ku kisha hipur në një skenë dhe të gjithë njerëzit prisnin nga unë që të bëja lojën  time sa kohë që isha aty brenda.  Sa kohë që  publikut nuk i pëlqente personazhi në skenë, shou që ai bëntë ishte  jashtë shtëpisë. E bëra më mirë nga të gjithë dhe nuk sakrifikova asgjë.

Prej sa kohësh ke pas raporte intime me Joanën?
Nuk e mbaj mend. Aty brenda humb koha.

Mendon se Joana u nxitua që la Janin dhe u afeksionua pas teje?
Nuk e di. Ajo ishte zgjedhje e Joanës. Unë i kam thënë mendoje mirë kur ma ka shprehur. I kam dhënë gjithë kohës këshilla të mira, por zgjedhja është e saj.

Përveç femrës që the është e rëndësishme për ty, njerëzit të kanë parë duke u afruar shumë me Riken, ka ndonjë gjë mes jush?
Marrëdhënia ime me Riken është tërësisht miqësore. Unë e dija që brenda shtëpisë, që kur të dilnim që  aty do ishte një nga miket e mia. Po kalojmë shumë mirë bashkë, është pak a shumë natyrë si puna ime. Nuk ka asgjë serioze, gjëra dashurie, thjesht raport shoqëror .

Po mendon për një femër tani?
Janë shumë femra që janë vërdallë po nuk kam zgjedhur asnjë deri tani. Nuk kam kohë të merrem me femra, gjëja kryesore për mua tani është të gjej punë. Këtë famë që më dhuroi "Big Brother" dua ta përdor sa më mirë.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri