Analistët në ‘Repolitix’: Putin në një rrugë pa krye, detyroi ushtrinë të shkojë në luftë! Çoçoli thirrje qeverisë: Bli grurë, do rritet me 40%

TIRANË- Ushtria ruse nuk është gati për luftë, por ka shkuar në front e papërgatitur dhe e detyruar për të luftuar. Kështu ka deklaruar analisti Ervin Mici në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Mici thotë se këto faktorë kanë çuar edhe në vështirësinë e ushtrisë ruse për ta pushtuar Ukrainën, pasi më parë kishin deklaruar se Ukraina do pushtohej brenda 72 orëve, por në fakt është dita e 6 e pushtimit dhe qeveria ukrainase nuk është dorëzuar.

“Ka disa problema, ushtria e detyruar, është e paprovuar në luftë. Ka pas vështirësi logjistike. Pas 6 ditësh nuk ka arritur të bëjë dominimin ajror. Mosndërtimi i një baze për ushtrinë  saj brenda Ukrainës. Ushtarët rusë, kjo është dita e 7 që flenë në tanke. Pa karburant. Nuk është e përgatitur, të duhet logjistikë shumë e madhe ta çosh karburantin në frontin e luftës”, tha analisti Mici.

Avokati Idajet Beqiri thotë se presidenti rus Vladimir Putin është futur në një rrugë pa krye.

“Tashmë e gjithë bota, posaçërisht SHBA dhe BE janë mëse të bindur, kurrë më parë nuk kanë që qenë të bashkuar, kanë kuptuar faktin që Putin me Rusinë do që të jetë në kufi me BE. Putini edhe tek Bjellorusia nuk beson, do që të jetë vetë vija ndarëse me BE. Unë vlerësoj që kjo forcë e BE dhe ndërhyja e tyre do ketë ndikim të jashtëzakonshëm edhe tek psikika e vetë Putin, që shikon që do jetë i dështuar. Dështim është kjo, ai nuk në rrugën që është futur Putin, nuk ka më kthim mbrapsht. Nuk ia mori mendja kurrë që do kishte një rezistencë të Ukrainës. Putin do ta gjejë mënyrën, do rrijë në sipërfaqe, por lufta guerrile do ta bëjë që do jetë ndër më të urryerit. Ekonomia e atij vendi do katandiset si më keq”, tha Beqiri.  

Ndalur në aspektin ekonomik që do të shkaktojë lufta, ekonomisti Fatos Çoçoli ka një thirrje për qeverinë shqiptare, që të blejë grurë. Çoçoli thotë se gruri do të pësojë një rritje me 40%.

“41% e grurit që ne e importojmë nga gruri rus. Ndërkohë me Ukrainnë ne merrnim 4% të sasisë tonë. Ne kemi shumë altrenative, se kemi grurin kandez, amerikan. Po blejnë të gjithë grurë, dua ta ngre si apel për qeverinë time: Të lutem bli grurë. Gruri sot në tregjet ndërkombëtare u rrit me 5%. Është një mall sensitiv sepse Rusia është eksportuesja numër 1. Rreth1/4 e gjithë sasisë që konsumon bota, gruri do rritet, me 40% pas disa ditësh”, tha Çoçoli në Report Tv.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naku: 02/03/2022 08:48

    Cmimi mund te bjere, tregu nuk parashikohet dot. Ka edhe prodhues te tjere ne bote.

    Përgjigju
  • guinea: 02/03/2022 07:31

    putin paa krye? bita 7 miliard 5 miliard jan me putin, shtetet qe mbeshtesin putin, kina, india, turqia, meksika, brazili, argjentina, pakistsn, emiratet arabe e ther e tjer, bejne 5 miliarde bsshje

    Përgjigju
  • Cavsn: 02/03/2022 05:34

    Per kete nuk ben hajer edvin rama. Duhet te leshkje frenat erjon velise. Ay eshte bythzgjute.

    Përgjigju
  • Jani: 02/03/2022 01:26

    Kjo qeveri hajdute te degjoje kete economist te zgjuar,,,cocolin.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja