"Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit janë një test për demokracine në Shqipëri!" qenë sot temë diskutimi në Washington, e analistëve të Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare.
Diskutantët që morën fjalën ishin: Dritan Taulla nga shoqata KRIIK Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë; Jonathan Moore nga Zyra e Çështjeve të Europës Qëndore e Jugore në DASH; Rob Benjamin nga Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare dhe Janusz Bugajski, analist i pavarur, drejtues i emisionit "Bugajski Hour". Takimi u drejtua nga Janet Rabin Satter e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.
E përbashkëta e të gjithë analistëve ishte dërgimi i vëzhguesve në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe mbledhja e një raporti të detajuar prej tyre, në kushtet kur "zgjedhjet e këtij viti nuk po duken më të mira se ato të kaluara", që gjithmonë janë kontestuar. Në përfundim të takimit, analistët iu përgjigjën edhe pyetjeve nga të ftuarit.
17:13 Pyetje për panelin, nga të pranishmit:
Cili është plani i ndërkombëtarëve nëse gjithçka do të shkojë keq?
Jonathan Moore: Po përpiqemi që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. KQZ të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në rrugën e duhur. Ne do t’i vëzhgojmë. Dhunën nuk do ta tolerojmë. Do kemi kujdes me gjithçka që do të ndodhë. Do të fokusohemi me fushatën elektorale, do të bazohemi në ato çfarë do të na thonë vëzhguesit.Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë, si do të veprojmë por edhe më parë e kam thënë që është një pyetje për diskutim, sepse opozita ka vendosur të mos ndryshojë qëndrim përsa i përket zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet nuk zhvillohen, qytetarët duan që ato të zhvillohen.
Dritan Taulla: Ky plan i Koalicionit është bërë nga vëzhgimi që kemi bërë në KQZ apo administratën publike. Do të monitorojmë gjithë procesin, por po ju them që shpresojmë që skenari i keq të mos ndodhë. Të ndodhë skenari i parë që zgjedhjet të zhvillohen. Koalicioni ynë nuk organizon punën, por vëzhgon. Shpresoj që edhe qytetarët të reagojnë dhe skenari më i keq të mos ndodhë.
Rob Benjamin: Mendoj se e rëndësishme është dita pas zgjedhjeve. Institucionet duhet të funksionojnë dhe kjo është e rëndësishme. Shpresojmë që ato të zhvillohen të lira dhe të ndershme.
17:07 Rob Benjamin: KQZ duhet të funksionojë në mënyrë të pandikuar. Ai është ndryshuar nga partitë. Kur një anëtar i KQZ-së, ai nuk është më përfaqësues i asaj partie. Në mënyrë të veçantë, me aq sa kam kuptuar, për nominimin e anëtarëve. Kodi e ka përcaktuar qartë se kur zëvendësohet anëtari i KQZ-së.
16:55 Janusz Bugajski: Kujtojmë që z.Moore ka theksuar se zgjedhjet janë të rëndësishme për demokracinë dhe progresin. Shpresojmë që të zhvillohen sipas standarteve ndërkombëtare. Nëse KQZ nuk funksionon normalisht, atëherë zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në 23 Qershor.
16:52 Rob Benjamin: Shqipëria nuk e vetmja që nuk ka zgjedhje perfekte. Ne mund të shohim se edhe në vendet fqinje, si Maqedonia, nuk ka pasur zgjedhje aq perfekte. Kemi pasur edhe sherre në Parlamentin maqedonas, kemi pyetur pse kanë ndodhur. E rëndësishme është që ato të jenë të qeta dhe të zhvillohen në datën e caktuar, sepse zgjedhje perfekte nuk ka. Shqipëria është një anëtare e NATO-s. Do të shohim pra vendimet që do merren. Këto probleme nuk janë vetëm në Shqipëri. Në Shqipëri do të dëgjohet zëri i Qeverisë dhe i opozitës, sepse kjo është e natyrshme për procesin. Shqetësimet e Dritanit janë të arsyeshme.Ne do ta bëjmë këtë, do t’i vëzhgojmë zgjedhjet e 23 Qershorit. Nëse nuk ka standarte, natyrisht do vijnë edhe kritikat. Ky grup e bazon punën e tij në standarte ndërkombëtare.
16:50 Dritan Taulla: Kemi parë probleme që përsëriten kohë pas kohe, por shohim që zgjedhjet ende janë problemtaike, si zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri. Nuk është se diçka po shkon më mirë tani.
16:48 Jonathan Moore: Qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek procesi zgjedhor. Isha javën e kaluar në Tiranë dhe kanë filluar diskutimet. I bëj sërish thirrje partive politike: bëni që zgjedhjet të zhvillohen në datën e caktuar më 23 qershor.
16:45 Janusz Bugajsi: Gjatë fushatës elektorale ka probleme, humbësi nuk I ka pranuar ato madje ka bojkotuar edhe parlamentin.
16:40 Dritan Taulla: Fushata elektorale nisi që në janar kur duhej të fillonte në muajin maj. Edhe ky është një problem. Partitë politike ndikojnë në punën e KQZ-së.
16: 30 Rob Benjanim: Këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe për kombin. Po e monitorojmë procesin zgjedhor, partitë politike do jenë ato që do fitojnë zgjedhjet, por në të njëjtën kohë ato duhet të zbatojnë ligjet, duhet të nominojnë anëtarët në KQZ dhe procesi të jetë transparent. Problemi është krijuar tani së fundmi. KQZ nuk është një parti politike, por institucion që administron zgjedhjet. Nëse nuk bihet dakord dhe vendos Parlamenti ato që duhet të vendosë KQZ-ja, kjo nuk është një rrugë e mirë. Javën e kaluar një parti politike ka marrë vendim për të kaluar në një kolicion tjetër dhe në këtë mënyrë duhej ndryshuar KQZ-ja. Nuk ka asgjë në ligj për të shpejguar këtë kërkesë. Nëse ju keni një proces të politizuar, ka dy probleme: Problemi i besueshmërisë dhe nëse KQZ nuk do të punojë i lirë, është një proces i vështirë. Ne jemi shumë kritikues për partitë politike dhe ato duhet të bëjnë gjithçka që ky proces të ketë një integritet.
16:20 Jonathan Moore: Kur isha unë në Shqipëri, KQZ-ja ishte me 5 anëtarë, ndërsa tani ka mbetur vetëm me tre. KQZ duhet të funksionojë si duhet dhe nëse zgjedhjet nuk zhvillohen , çfarë do t’u thuhet qytetarëve?!
16:10 Dritan Taulla: Reforma elektorale me Kodin Zgjedhor, zbatimi i saj do jetë mjaft i rëndësishëm. Partitë politike kanë bërë ndryshime të rëndësishme në të, janë përpjekur të balancojnë kuotat.
KQZ duhet të jetë i pavarur, jo i ndikuar nga partitë politike. Problemi ëhstë se ndryshimet nuk kanë kanë qënë efektive. Ne thamë se do respektoheshin kuotat gjinore, kjo është dhe në kodin zgjedhor dhe nëse partitë nuk e respketojnë këtë duhet të gjobiten. Nëse partitë dërgojnë emra vetëm me meshkuj, duhet të gjobiten.
Ka probleme edhe tek listat e votuesve, shumë njerëz nuk e dinë se ku jetojnë personat që do të votojnë. Ligji thotë se duhet të plotësohen në kohë listat, ka qënë një afat deri në 3 mars. Ministria e Brendshme e ka bërë këtë për të unifkuar zgjedhësit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)