Vizitat e fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në Krime dhe Mariupol u përzgjodhën për t’i dërguar mesazhe Perëndimit dhe popullit rus, thotë një ekspert për Rusinë dhe Evropën Lindore. Vizitat u bënë menjëherë pas lëshimit të fletëarrestit për udhëheqësin rus nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Putin vizitoi qytetin e pushtuar Mariupol, për herë të parë që kur Moska e aneksoi ilegalisht në shtator.
Ai shkoi aty pasi vizitoi Krimenë të shtunën, për të shënuar nëntë vjetorin e aneksimit të këtij gadishulli ukrainas në Detin e Zi. Këto vizita u bënë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus, duke e akuzuar atë për krime lufte.
“Me shfaqjen në Krime dhe në Mariupol, ai po përpiqet të dërgojë dy mesazhe të rëndësishme, si për Perëndimin, ashtu edhe për popullin rus”, thotë Mark Voyger, ish-këshilltar special për çështjet ruse dhe euroaziatike.
Presidenti rus shkoi edhe tek komanda e forcave ruse në qytetin Rostov-on-Don, ku u takua me oficerët më të lartë, i shoqëruar nga shefi i shtabit Valery Gerasimov.
“Për Perëndimin ky është një mesazh sfide... Pra ai po tregon se nuk ndjehet fajtor dhe në thelb kërkon të tregojë se është mbi këto zhvillime ligjore”, thotë zoti Voyger.
Pavarësisht fletëarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, analistët thonë se nuk ka gjasa që të anulohet takimi i planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping.
“Mendoj se në këtë rast, përkatësia ideologjike dhe bashkërendimi i interesave me zotin Putin dhe një shpërqendrim i vëmendjes së Perëndimit në zona larg Tajvanit dhe Azisë Lindore, mund t’i shërbejë më mirë interesave të zotit Xi”, thotë zoti Voyger.
Analistët thonë se qëllimi kryesor i vizitës së presidentit Putin është që t’i tregojë popullit rus se i ka gjërat nën kontroll.//VOA
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin vizitë surprizë në Krime! Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare: Ai mund të gjykohet si nazistët dhe Millosheviçi
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27%
-
Jo
65.3%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë
23 Janar, 16:42
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32