Analisti Daci: Berisha dhe Meta s’janë alternativë serioze! Braimllari: I qëndrojmë korrekt bashkëpunimit! Kalaja: S’duhet të merremi me emra

Bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Ilir Meta nuk janë një alternativë serioze për të mundur Edi Ramën. Kështu shprehet analisti Alban Daci në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, i cili thotë se dyshja Berisha e Meta nuk kanë asnjë identitet të përbashkët.

'Ajo që po e dëmton më se shumti opozitën është se nuk kanë asnjë identitet ë përbashkët politik. Mendojnë se duhet të jenë bashkë me marrë pushtetin, por nuk janë aletrantivë serioze. Kanë mungesë koherence. Ish-LSI ka mbajtur në pushtet Edi Ramën dhe se di sa mundësi ka që të rrëzojë Edi Ramën.'- tha Daci.

Por nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, thotë se Partia e Lirisë i qëndron korrekt bashkëpunimit me Sali Berishën. Për gazetarin Arbër Hitaj, Braimllari nënvizoi se ata janë në aleancë me këdo që është kundërshtar me regjimin e Edi Ramës.

‘Opozita duhet të ketë një qëndrim të qartë sa i përket keqqeverisjes sa i përket abuzimin me pushtetin vendor dhe qendror që e faktoi dhe raporti OSBR-ODIHR. Partia e Lirisë është një parti që është në mbrojtje të sovranitetin të Kosovës.  Duhet të futemi në një kulturë tjetër të të bërit politikë. Meta e ka bërë të qartë në do të bashkëpunojmë me çdo opozitar është kundër keqqeverisjes. Për Bashën faktet flasin ndryshe. Po themi për njerëz serioz të përgjegjshëm që duhet të luftojnë keqqeverisjen. Opozita duhet të tejkalojë debatin e brendshëm. Partia e Lirisë po zhvillon një tur takimesh në gjithë vendin. Strukturat e partisë së Lirisë patën një angazhim serioz më 14 maj me gjithë fuqitë e tyre. Ne i qëndrojmë korrekt një bashkëpunimi. Ne kemi pasur një kundërshtarë përballë dhe ka qenë Edi Rama. Këtu duhet të bashkohesh kundër kësaj keqqeverisje.’- tha Braimllari.

Nga ana tjetër, Adriana Kalaja, kryetare e gjykatës në Rithemelimin e Sali Berishës, tha se opozita nuk duhet bërë me emra, por të ngrihet mbi bazën e disa parimeve.

‘Besoj se e gjithë opozita nuk duhet bërë me emra, por ngritur mbi bazën e disa parimeve. Në këtë këndvështrim nëse Lulzim Basha e ndjen veten opozitar  se ka ndaluar njeri ti bashkohet grupit të deputetëve. Të gjithë kandidatët e dalë nga listat Lulzim Bashës kanë bashkuar votat me Edi Ramën.’- u shpreh Kalaja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb